Vjen ‘grushti’ i rëndë për Thaçin: Ky është skenari dhe synimi me Vuçiqin në Veri

  • 03 July 2019 - 08:02
Vjen ‘grushti’ i rëndë për Thaçin: Ky është skenari dhe synimi me Vuçiqin në Veri

“Kjo që po ndodhë në veri është skenar i Vuçiqit dhe Thaçit për të mbetur relevant dhe për të krijuar presion mbi Francez dhe Gjermanët për të përshpejtuar marrëveshjen me qëllim siç mendojnë ata, për të ulur tensionet. Kjo është një gënjeshtër e madhe dhe është lojë e paskrupullt që shkon në drejtim të deklaratës së Thaçit që para disa dite u deklarua se nëse nuk ka marrëveshje deri në fund të vitit do të ketë konflikt në Ballkan”, tha Haki Abazi për “Kosova Sot Online”.

Serbia ka filluar skenarin e saj të radhës në veri të vendit duke inskenuar një ‘krizë’ humanitare në në mënyrë që të vazhdojë ta mbajë akoma më shumë nën tension këtë pjesë të territorit të Kosovës.

Sipas analistëve politikë, kjo krizë mundë të jetë një skenar i radhës i Serbisë për destabilizim në përmasa më të mëdha, duke paraqitur serbët lokal viktimë të masave që kanë ndërmarr autoritetet kosovare, madje edhe për ta paraqitur Kosovën si agresor në sytë e bashkësisë ndërkombëtare.

Image
Haki Abazi

Analisti politik, Haki Abazi tha për “Kosova Sot Online” se skenare të tilla Serbia ka përdorur për të destabilizuar edhe rajonet tjera të Ballkanit, por në këtë rast ky është skenar i mirë menduar dhe orkestruar nga Vuçiq dhe Tashim Thaçi, në funksion të presionit ndaj ndërkombëtarëve për të ndihmuar në arritjen e marrëveshjes përfundimtare, prandaj nuk duhet marr seriozisht alarmin që po prodhohet me gjendjen e krijuar atje.

“Serbia ka përdorur minoritetin serb nëpër gjithë Ballkanin për të destabilizuar fqinjët. Kjo që po ndodhë në veri është skenar i Vuçiqit dhe Thaçit për të mbetur relevant dhe për të krijuar presion mbi Francez dhe Gjermanët për të përshpejtuar marrëveshjen me qëllim siç mendojnë ata, për të ulur tensionet. Kjo është një gënjeshtër e madhe dhe është lojë e paskrupullt që shkon në drejtim të deklaratës së Thaçit që para disa dite u deklarua se nëse nuk ka marrëveshje deri në fund të vitit do të ketë konflikt në Ballkan”, tha Haki Abazi për “Kosova Sot Online”.

Prandaj Abazi këtë e sheh kryekëput krizë artificiale që dirigjohet me telekomandën e Thaçit e Vuqiqit. 

“Koncepti i normalizimit të marrëdhënieve niset nga konflikti dhe jo nga respektimi i barabartë i të dy palëve dhe kjo është shumë problematike, por më shumë se kaq është krizë artificiale me qëllime përfitimi politik, dhe si e tillë nuk duhet marrë seriozisht por gjithsesi duhet gjetur format për të ekspozuar edhe Vucicin edhe Thaçin në këtë lojë që i bënë viktimë qytetaret dhe nxeh situatën pa nevojë”, deklaroi analisti, Haki Abazi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)