Policët i shpëtojnë jetën një personi që deshi të bëjë vetëvrasje

  • 03 July 2019 - 15:22
Policët i shpëtojnë jetën një personi që deshi të bëjë vetëvrasje

Një tentim vetëvrasje ka ndodhur sot në mëngjes në Prishtinë.

Një burrë ka dashur të hidhet nga kati i shtatë në të cilën gjendet banesa e tij, por atë e kanë shpëtuar policët duke e bindur që mos ta bëjë atë.

Media mëson se dy policët Sabri Shabani dhe Valon Hyseni e kanë penguar të njëjtin që të hidhet nga dritarja.

Sipas Policisë personi që ka dashur të bëjë vetëvrasje është i sëmurë mendërisht dhe tani gjendja e tij është stabilizuar, raporton kp.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Bregu i Diellit te banesat e Standardit.


(Kosova Sot Online)