Dita e Pavarësisë së Amerikës – Sot përurohet ndërtesa e re e Ambasadës

  • 04 July 2019 - 07:53
Dita e Pavarësisë së Amerikës – Sot përurohet ndërtesa e re e Ambasadës

Me rastin e 243 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, sot Garda Ceremoniale e FSK-së do ta bëjë ngritjen e flamurit amerikan në sheshin që mban emrin e ish-presidentit Bill Clinton.

Aktiviteti organizohet nga Shoqata “Miqtë e Amerikës” dhe pritët të fillojë në ora 11:00.

Ndërsa në ora 18:00 do të përurohet ndërtesa e re e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë. Gjatë përurimit do të organizohet edhe pritje për nder të 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së ShBA-së.

Ndërsa në mbrëmje rreth orës 21:00, për nder të kësaj dite, pritet të organizohet koncert me orkestrën e Montclair State University nga New Jersey, të prirë nga Merita Halili dhe Raif Hyseni.

Koncerti do të organizohet në sheshin “Adem Jashari” në Ferizaj.

(Kosova Sot Online)