Haradinaj uron SHBA-në: Gjithmonë krah jush

  • 04 July 2019 - 08:57
Haradinaj uron SHBA-në: Gjithmonë krah jush

Kryeministri Ramush Haradinaj, me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, përcolli urimet më të përzemërta popullit dhe shtetit amerikan.

“SHBA është sinonim i idealeve më të larta të bazuara në vlerat universale të lirisë dhe demokracisë, vlera të cilat ishin vënë në ballë të luftës për çlirimin e vendit tonë”, shkroi Haradinaj.

Ai tha se Kosova gjithnjë do të jetë pranë SHBA dhe do të ndjek shembullin e vendit amerikan.

“Kosova përket në botën, të cilës i prinë Amerika dhe do të jetë gjithmonë krah saj në rreshtin e paqes. ShBA, si mishërim i prosperitetit, është shembull që Kosova me krenari e ndjekë, pa u lëkundur”, përfundoi Haradinaj.

(Kosova Sot Online)