“Vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE”- Hahn: Integrimi është një realitet dhe përfitimet e këtij procesi…

  • 04 July 2019 - 11:10
“Vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE”- Hahn: Integrimi është një realitet dhe përfitimet e këtij procesi…

Në Pozan të Polonisë, po zhvillohet samiti për vendet e Ballkanit Perëndimor, pjesë e të cilit do të jetë edhe eurokomisioneri Johanes Hahn.

Në një postim në Tëitter, ndërsa thekson se do të mbajë një fjalimë në Pozan, Hahn shkruan se Balkkani Perëndimorë është pjesë e Europës.

“Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës, kemi të njëjtën histori, gjeografi të njëjtë, trashëgimi kulturore të njëjtë, të njëjtat mundësi dhe sfida sot dhe në të ardhmen. Pra, të mos ketë asnjë dyshim se vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE” shkruan Hahn në tëitter. 

“Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është një realitet dhe përfitimet e këtij procesi tashmë mund të ndjehen nga qytetarët dhe bizneset jo vetëm në rajon, por edhe në BE. Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, janë të integruara ngushtë me BE. Më shumë se 70% e tregtisë së rajonit është në BE!” shkruan Hahn në një tjetër postim në tëitter.

Procesi i Berlinit është një iniciativë gjermane për nxitjen e zgjerimit të Bashkimit Europian drejt Ballkanit Perëndimor, ku bëjnë pjesë Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

(Koosva Sot Online)