26 aktakuza ngrihen brenda 24 orëve

  • 05 July 2019 - 12:22
26 aktakuza ngrihen brenda 24 orëve

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër tridhjetegjashtë (36) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe janë ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit njëmbëdhjetë (11) persona të ndryshëm për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, prokurori i shtetit ka bërë katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër personave të cilët dyshohet se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe ka bërë tri (3) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm, përkatësisht një automjet të tipi Opel, çelësat e veturës, një motoçikletë dhe çelësat e mjetit, si dhe sekuestrimin e një (1) rimorkio e markës Trailor, viti i prodhimit 1986.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar gjashtë (6) persona me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Dhunë në familje”, “Lëndim i lehtë trupor”, “Lirimi i kundërligjshëm i personave të privuar nga liria”, “Detyrimi” dhe “Grabitja”. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”. Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale. 

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur dy (2) aktakuza për dy (2) persona për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndodhur një rast i cilësuar si “Hetim i vdekjes”, ku një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Gurrakoc të Komunës së Istogut. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion. Gjithashtu, kjo prokurori gjatë 24 orëve të fundit ka bërë dy kërkesa për sekuestrim të përkohshëm, përkatësisht një automjet të tipi Opel, çelësat e veturës, një motoçikletë dhe çelësat e mjetit, si dhe ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’. Gjithashtu, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave, me dyshimin e veprave penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ dhe ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër katër (4) personave, për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Ngacmimi” dhe “ Lëndim i lehtë trupor”. Po ashtu, Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Sulmi’’ dhe ‘’Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’’, si dhe ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të njëjtit. Gjithashtu, kjo prokurori ka ngritur (7) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër (4) aktakuza ndaj shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

(Kosova Sot Online)