EPIK: Kush dhe çfarë përfitoi nga Samiti i Poznanit

  • 06 July 2019 - 12:46
EPIK: Kush dhe çfarë përfitoi nga Samiti i Poznanit

Dje përfundoi Samiti i radhës i Procesit të Berlinit i mbajtur në Poznan të Polonisë. Instituti EPIK sjell përfitimet e secilit vend nga ky samit si në nivelin politik, ashtu edhe ekonomik.

Në nivelin politik, liderët rikonfirmuan unanimisht mbështetjen e tyre për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Po ashtu, liderët shqyrtuan progresin në pesë fusha specifike të bashkëpunimit: ekonomia, inter-konektiviteti, marrëdhëniet e mira fqinjësore, pajtimi dhe çështje të hapura bilaterale dhe siguria, thuhet në raportin e EPIK.

Njëkohësisht, liderët u dakorduan që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të jenë nikoqir të Samitit të ardhshëm të procesit të Berlinit. Kjo do të jetë hera e parë që dy vende do të bashkëkryesojnë samitin.

Kroacia të jetë nikoqir i Samitit të ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor në maj 2020. Shqipëria të jetë nikoqir i Samitit të ardhshëm Digjital në vitin 2020.

Po ashtu, liderët kanë mirëpritur ofertën e Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës që të jenë nikoqir të takimeve përgatitore të procesit të Berlinit gjatë vitit 2020.

(Kosova Sot Online )

Image