Kushti skandaloz i Shpend Ahmetit: Qarkullim prej 5 milion në tre vite dhe...

  • 06 July 2019 - 16:07
Kushti skandaloz i Shpend Ahmetit: Qarkullim prej 5 milion në tre vite dhe...

Pronarët e kiosqeve në Prishtinë kanë protestuar para Kuvendit Komunal të Prishtinës, pasi kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh nga kryetari Shpend Ahmeti.

Kjo protestë është mbajtur në shenjë pakënaqësi për ndërrimin e këtyre kiosqeve me të reja duke mos diskutuar fare me pronarët dhe kushtet e reja që janë vënë për ta pasur një kioskë.

E analisti politik, Haki Abazi, në faqen e tij në facebook ka reaguar kundër Shpend Ahmetit, pasi njëra ndër kushtet ka qenë që një kompani të ketë të hyrja mbi 5 milionë.

“Kjo është socialdemokracia me pallavra e skllavopronarve. Monopoli i jahtave! Mire qe nuk është caktu me shite ne kiosqet e Prishtines vetem Coca Cola Zero .Me protestuesit jam!”, ka shkruar Abazi, përcjellë “Kosova Sot Online”.

Image

(Kosova Sot Online)