Ja kush e thotë: Pacolli i dirigjuar nga Thaçi, merr ‘shuplakë’ nga Haradinaj

  • 07 July 2019 - 15:49
Ja kush e thotë: Pacolli i dirigjuar nga Thaçi, merr ‘shuplakë’ nga Haradinaj

“Krejt kjo dëshmon se nuk kemi të bëjmë më vetëm një mos koordinim të thjeshtë ndërmjet Qeverisë dhe Behgjet Pacollit i cili siç duket vendimet e tij në vend të bashkërendimit me kryeministrin dhe qeverinë i merr në bashkëpunim me kuislingun Hashim Thaçi,ndaj deklarata e Haradinajt është edhe një shuplake për Pacollin dhe një luftë e hapur ndërmjet Pacollit si dorë e zgjatur e Thaçit dhe kryeministrit Haradinajt”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Edhe pse Ministria e Jashtme e udhëhequr nga Behgjet Pacolli, ditë më parë ka bërë të ditur se është marr vendimi që të gjithë zyrtarëve serb tu ndalohet hyrja në Kosovë, kreu i qeverisë, Ramush Haradinaj të premten e tha të kundërtën, pasi sipas tij qeveria nuk ka marr asnjë vendim të tillë.

Analistët politikë vlerësojnë se kjo situatë tregon më së miri se sa i përçarë është koalicioni PAN, prandaj ky demant i kryeministrit është një shuplakë e rëndë për Behgjet Pacollin, i cili po dirigjohet dhe kontrollohet nga Hashim Thaçi.

Image
Gani Qarri

Sipas analistit Gani Qarri, pasojat e kësaj përçarje është duke i bartë edhe vetë shteti i Kosovës, e që një skandal i përmasave të tilla mundë të ndodhë vetëm tek ne.

“Është fakt se përçarjet brenda PAN-it, sa vijnë e po thellohen. Këtë e vërtetojnë edhe deklaratat kundërthënëse të kryeministrit Haradinaj, lidhur me vendimin e ministrit të jashtëm Behgjet Pacolli, i cili ditë më parë bëri të ditur se Ministria e Jashtme ka marrë vendim që të gjithë zyrtarëve serb tu ndalohet hyrja në Kosovë. Ne jemi dëshmitar të zhvillimeve të shpejta që e demantuan tërësisht njoftimin e ministrisë së jashtme të Kosovës. Për aq më tepër Ramush Haradinaj jo vetëm se e tha tërësisht të kundërtën, por sipas tij, Qeveria as që ka marr një vendim të tillë. Pra nuk bëhet fjalë fare se ai vendim ka ekzistuar dhe më pastaj të jetë anuluar”, tha analisti Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Qarrit, dalja me deklarata të kundërta rreth kësaj çështje, e ka ulur akoma më shumë imazhin e shtetit të Kosovës pasi ditë më parë ndalesa e deklaruar, pati jehonë të madhe dhe reagime të Serbisë dhe miqve të shtetit serb.

“Pra ky nuk është mos koordinim rasti por është shenjë e shkëputjes totale të komunikimit brenda kabinetit qeveritar ku tani duket se ndërhyn edhe presidenti Hashim Thaçi. Krejt kjo dëshmon se nuk kemi të bëjmë më vetëm një mos koordinim të thjeshtë ndërmjet Qeverisë dhe Behgjet Pacollit i cili siç duket vendimet e tij në vend të bashkërendimit me kryeministrin dhe qeverinë i merr në bashkëpunim me kuislingun Hashim Thaçi,ndaj deklarata e Haradinajt është edhe një shuplake për Pacollin dhe një luftë e hapur ndërmjet Pacollit si dorë e zgjatur e Thaçit dhe kryeministrit Haradinajt”, deklaroi Qarri për “Kosova Sot Online”.

“Kundërvënia nga ana e Kryeministrit Haradinaj lë të kuptohet se qarjet janë duke u thelluar akoma më shumë sado që m e skandale të tilla po dëmtohet shteti i Kosovës, dhe ato pasoja do të thellohen akoma më shumë për aq sa ky koalicion i interesave të ngushta të liderëve politik do të vazhdon ta jetë në drejtim të institucioneve shtetërore të cilat realisht nuk po qeverisën por janë kapur dhe po zhvaten”, përfundoi për “Kosova Sot Online”, analisti politik, Gani Qarri.

(Kosova Sot Online )