Profesori i njohur flet për ‘ndalimin’ e serbëve: Ja fakti i madh që e zbuluan Haradinaj dhe Pacolli

  • 08 July 2019 - 08:30
Profesori i njohur flet për ‘ndalimin’ e serbëve: Ja fakti i madh që e zbuluan Haradinaj dhe Pacolli

“E këshilloj Pacollin në dy çështje: 1. Të mësoj gjuhën shqipe dhe 2, të njoh raportet ndërkombëtare, fuqitë vendosëse dhe të dijë të udhëheq një politikë të tillë. Mua më vjen shumë rëndë fjalori i tij dhe vështirësitë që ka në artikulim kur del dhe flet në medie apo debate të ndryshme publike. Pra ai duhet akoma që të mësoj”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Profesori universitar, Muhamet Kelmendi i ka komentuar përplasjet e fundit mes kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe Ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacollit lidhur vendimin e shpallur nga Ministria e Jashtme e Kosovës për të ndaluar hyrjen në Kosovë të zyrtarëve të shtetit serb si dhe deklarimin e më vonshëm të kryeministrit Haradinaj se nuk ka vendim të tillë.

Image
Muhamet Kelmendi

Kelmendi konsideron se ky rast e ka zbuluar një fakt të madh, që tregon se qeveria ekziston por realisht nuk po funksionon.

“Nuk është çështja e shuplakës për Pacollin dhe për asnjë subjekt tjetër. Këtu në pyetje është funksionimi i qeverisë. Vendimi që gjëja u proklamua nga Pacolli ka rëndësi të madhe dhe për nga natyra i takon qeverisë që ta merr një vendim të tillë. Nuk mundet ky apo ai subjekt, individ apo ministri ta ndërmerr këtë pa analiza në qeveri dhe ad hok të nxirren vendimet e tilla”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online” .

Sidoqoftë kësaj rrjedhe të pa koordinuar rreth këtij rasti, Kelmendi thotë se Kosova si shtet ka nevojë të merrë edhe vendime të tilla, por ato analizohen, diskutohen dhe votohen në qeveri dhe jo nëpër zyra individësh apo të partive politike.

“Është çështje e madhe dhe kërkohen masa konkrete në nivel qendror. Nuk lejohen vendimet që mundë të merren kokë në vete. Pacolli e ka marr këtë vendim si mjet për të thënë se ka përcaktime dhe për të treguar se është në nivel të detyrës, kur në fakt kjo ministri dhe Pacolli personalisht kanë dështuar tërësisht”, deklaroi Kelmendi për “Kosova Sot Online “.

Sipas tij, Pacolli do të duhej kthyer punës së vetë si ministër i jashtëm që është, ku ka shumë punë, por nuk po arrin t’i kryej kështu që Kosova për këtë pasojë ka mbetur krejtësisht jashtë anëtarësimit në organizata me rëndësi ndërkombëtare.

“Pacolli ka punë mjaftë. Kosova nuk po anëtarësohet në organizata ndërkombëtare. Interpoli është te dera. Shtetet kanë ngecur dhe nuk po e njohin shtetin e Kosovës. Ka edhe tërheqje të njohjeve. Këto janë detyra të Pacollit. E këshilloj Pacollin në dy çështje: 1. Të mësoj gjuhën shqipe dhe 2. të njoh raportet ndërkombëtare, fuqitë vendosëse dhe të dijë të udhëheq një politikë të tillë. Mua më vjen shumë rëndë fjalori i tij dhe vështirësitë që ka në artikulim kur del dhe flet në medie apo debate të ndryshme publike. Pra ai duhet akoma që të mësoj”, përfundoi Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )