Naim Maloku ftohet nga Gjykata Speciale si dëshmitar

  • 10 July 2019 - 13:51
Naim Maloku ftohet nga Gjykata Speciale si dëshmitar

Njëri nga ish komandantët e UÇK-së, Naim Maloku është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Maloku përmes një postimi në facebook.

Postimi plotë:

Bashkluftetar te mi, familjar dhe miq!

Ju njoftoj qe sot, permes telefonit dhe ne gjuhen sllovene, jam kontaktuar nga Gjykata e Hages me ftese qe te paraqitem ditet ne vijim per intervistim ne cilesine e deshmitarit.

Ju njoftoj gjithashtu qe eshte hera e pare qe une kontaktohem nga kjo Gjykate.

Njoftova Gjykaten qe per shkak te gjendjes se renduar shendetesore une nuk mund te udhetoj per atje.

Angazhimi im ne perpjekjet e popullit tim per liri, i kurorezuar me te qenit oficer i larte ne te shejten UÇK, me ben te ndihem krenar tere jeten duke lene trashegimine me te çmuar per pasardhesit e mi.

(Kosova Sot Online)