Arrestohet hajni që po e terrorizonte kosovarët

  • 11 July 2019 - 10:57
Arrestohet hajni që po e terrorizonte kosovarët

Është arrestuar personi i dyshuar për thyerjen e veturës në një parking në Prizren.

Indeksonline kishte publikuar videon nga ky rast ndërsa pas disa orëve njësitet policore kishin identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin

Arrestimi ka ndodhur nga policia e stacionit të Fushë Kosovës në Prishtinë.  

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës. 

Sipas saj, personi i arrestuar dyshohet se ka kryer dhjetëra raste të vjedhjeve në lokacione të ndryshme. 

I dyshuari është një 30-vjeçar me inicialet F.H.

(Kosova Sot Online)