Paralajmërohet vjeshta e ‘nxehtë’, ja çfarë pritet të ndodhë në Kosovë

  • 11 July 2019 - 12:50
Paralajmërohet vjeshta e ‘nxehtë’, ja çfarë pritet të ndodhë në Kosovë

“Pasojat e së kaluarës dy vjeçare të dështuar do ti paguaj Kosova si shtet i ngecur mbrapa në zhvillim dhe ne qytetarët. Përfituesit e vetëm nga këto dy vjet të legjislaturës së tanishme do të mbeten ata individ që patën “fatin” të jenë ministra, zëvendësministra dhe argatët e tyre, si dhe deputetët që i kanë trashur xhepat e tyre”, tha Hertica për “Kosova Sot Online”.

Të gjitha zhvillimet që po ndodhin së fundi në vend, kriza në parlament, zhvlerësimi i Ekipit Negociator për bisedimet me Serbinë dhe Ligjit për autorizimet e këtij Ekipi që ndodhi nga Gjykata Kushtetuese,sipas analistëve politikë, e bëjnë të pa durueshme një jetë stabile politike dhe institucionale, por njëkohësisht edhe e kanë zhvlerësuar deri në fund edhe atë pak legjitimitet të brishtë që kanë pasur këto institucione të koalicionit të pakicës që vazhdimisht dështonte me seancat e parlamentit për mungesë votash.

Andaj, analistët paralajmërojnë se vjeshta e këtij viti pritet të jetë shumë e nxehtë, kohë kjo në të cilën, sipas analistëve pritën të mbahen zgjedhje të reja.

Duke folur për “Kosova Sot Online”, analisti politik, Ali Hertica konsideron se me një marrëveshje parimore, ndonëse jo të shkruar, janë pajtuar të gjitha partitë politike duke përfshirë edhe pozitën, që vendi të shkojë në zgjedhje të reja në tetor të këtij viti.

Image
Ali Hertica

“Edhe pse realisht këto zgjedhje dhe shpërbërja e këtyre institucioneve të dështuara, Qeveri e Kuvend, është dashur të ndodhë që në vjeshtën e kaluar. Tani më jemi të gjithë dëshmitar të këtyre zhvillimeve që po tregojnë se jetë institucionale ka rrëshqitur në kolaps. Kemi një bllokim të tërësishëm të jetë politike dhe institucionale, prandaj zgjedhjet janë zgjidhje, edhe pse jo ajo zgjidhja e dëshirueshme, por është një zgjidhje e imponueshme nga kriza në të cilën ka rrëshqitur vendi”, tha Hertica për “Kosova Sot Online” .

Sipas tij, ky proces i vonuar zgjedhor do t’i kushtojë shumë shtetit të Kosovës, ngase për dy vjet destruktiviteti politik ka bërë që gjithçka të jetë e bllokuar në jetën institucional në interes për qytetarin.

“Pasojat e së kaluarës dy vjeçare të dështuar do ti paguaj Kosova si shtet i ngecur mbrapa në zhvillim dhe ne qytetarët. Përfituesit e vetëm nga këto dy vjet të legjislaturës së tanishme do të mbeten ata individ që patën “fatin” të jenë ministra, zëvendësministra dhe argatët e tyre, si dhe deputetët që i kanë trashur xhepat e tyre, e ata xhepa do të vazhdojnë të ju trashen edhe për një vit më vonë pas përfundimit të këtij mandat gjysmak në vjeshtën e këtij viti”, deklaroi Hertica për “Kosova Sot Online”.

Sipas Herticës, lidershipi politik i korruptuar pret që dalja e qytetarëve në zgjedhje do të jetë shumë e zbehtë për shkak të keq qeverisjes së deritanishme, prandaj as në taborret e partive politike nuk ka ndonjë klimë entuziaste për zgjedhjet në mungesë të rezultateve për prezantim.

“Pra situate aktuale është e skandalizuar, ka shumë probleme qe Kosova po përjeton dhe po i kalon, qoftë rrafshin diplomat të jashtëm qoftë edhe në politikën e brendshme, prandaj do të kemi zgjedhje me një atmosferë të mjaft e tensionuar, por nuk do të kemi zgjedhje për pritje reale që na garantojnë një format tjetër qeverisë për shtet të së drejtës dhe shtet të zhvilluar”, përfundoi Hertica për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)