4-vjeçari i tha nënës se do ta priste në Parajsë, para se të ndërronte jetë

  • 11 July 2019 - 14:54
4-vjeçari i tha nënës se do ta priste në Parajsë, para se të ndërronte jetë

I vogli Nolan Scully u diagnostikua me rhabdomiosarkomë – një lloj kanceri i indeve të buta – kur ishte vetëm 3 vjeç. Kur lufta e tij për mbijetesë arriti fundin, Nolan nuk kaloi momentet e fundit të jetës së tij duke e mallkuar jetën.

Duke e ditur se do të vdiste shumë shpejt, ai i tha nënës së tij Ruth se do ta priste atë në Parajsë. Pasi u diagnostikua, familja e Nolan e hapi një faqe në Facebook për të treguar momentet e këqija dhe të mira të rrugëtimit të tij.

Nolani i vogël donte që të bëhej polic dhe t’i shërbente komunitetit të tij njëjtë sikur babai Jonathan, i cili ishte zjarrfikës. Jonathan e la punën sapo djali i tij u diagnostikua me kancer.

Gjatë qëndrimit në spital, Komandanti i Policisë së qytetit e bëri ëndrrën e vogëlushit realitet, duke e veshur me rroba të policit. Shumë njerëz u lutën për Nolan, familjarë dhe të huaj. Ata nuk do t’i harrojnë kurrë ato ditë.

Fjalët s’mund ta përshkruajnë se sa të vështirë mund ta ketë pasur familja e tij. Nëna e Nolan mblodhi forcën për t’i treguar vogëlushit se çfarë po ndodhte me të. Por për çudi, reagimi i tij i solli vetëm forcë dhe besim nënës.

Ai madje i tha asaj se do ta presë atë në Parajsë. Nëna e Nolan e publikoi online bisedën që kishte me vogëlushin e saj, gjatë ditëve të fundit të jetës së tij:

Nëna: Të dhemb kur merr frymë, apo jo?

Nolan: Hmmm… po.

Nëna: Ke shumë dhimbje zemër, apo jo?

Nolan: (Duke shikuar poshtë) Po.

Nëna: Zemër, ky kanceri ta shpif. S’ke pse lufton më.

Nolan: (Duke u shfaqur i lumtur) Nuk kam? Por do të luftoj për ty nënë!

Nëna: Jo zemër! Ke luftuar mjaft për nënën.

Nolan: (Merr frymë ngdalë)

Nëna: Nolan, cila është puna e nënës?

Nolan: Të më mbaj mua të sigurt

Nëna: Zemër… Nuk mund ta bëjë më këtë këtu. E vetmja mënyrë që të të mbaj të sigurt është në Parajsë

Nolan: Pra do të shkoj në Parajsë dhe të luaj atje derisa të vish edhe ti? Do të vish edhe ti, apo jo?

Nëna: Sigurisht! Nuk mund të shpëtosh kaq lehtë nga unë!

Nolan: Faleminderit nënë! Do të shkoj të luaj me Hunter dhe Brylee dhe Henry!

Në ditën e fundit të jetës së tij, nëna e vogëlushit hyri për të bërë një dush. Pak pasi nëna e tij mbylli derën e banjos, ai mbylli sytë dhe ra në një gjumë të thellë, duke filluar të vdiste, tha ajo.

Kur ajo doli nga dushi, i vogli Nolan ishte rrethuar tashmë nga ekipi mjekësor. Përderisa Ruth ishte në dush, djali i saj kishte rënë në komë dhe mushkëritë i kishin pushuar së funksionuari tashmë.

Kur nëna e Nolan shpërndau fotografi të tij online, ajo përfshiu edhe një fotografi anësore të tij duke qëndruar në dyshemenë e banjos. Atij i pëlqente shumë të qëndronte jashtë dushit.

(Kosova Sot Online)