“Bomba” e Zaevit për Thaçin, Ramën dhe Vuçiqin, vjen alarmi i rëndë për Kosovën e Maqedoninë

  • 11 July 2019 - 15:01
“Bomba” e Zaevit për Thaçin, Ramën dhe Vuçiqin, vjen alarmi i rëndë për Kosovën e Maqedoninë

“Videot e publikuara te bisedës së kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev me dy komedianët ukrainas, "duke menduar se po flet me presidentin e këtij vendi", është dëshmi se skenari i tmerrshëm i Hashim Thaçit me homologun e tij serb, Vuçiq, përveçse alarm për Kosovën, paraqet kërcënim për tërë rajonin e Ballkanit”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Videot e publikuara të bisedës së kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev me dy komedianët ukrainas, duke menduar se po flet me presidentin e këtij vendit, ku Zaev ka alarmuar për planet e fshehta të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij serb, Aleksandër Vuçiq, në bashkëpunim me Rusinë dhe Turqinë, për shkëmbim territoresh, për të cilën ide thotë se është shumë e rrezikshme, e sipas të cilit Kosova do t’ia japë Serbisë 10 komuna, duke shprehur kështu shqetësimin për destabilizim të rajonit dhe një luftë të re në Ballkan, është parë nga analistët politikë si një skandal serioz.

Sipas tyre, ky mundë jetë një plan i cili mund ta destabilizojë jo vetëm rajonin e Ballkanit, por edhe më gjerë me një luftë të re.

Sipas analistit politik, Florim Zeqa, kjo çështje duhet të trajtohet tani më shumë seriozitet, sepse sipas tij, tashmë tradhtia e presidentit Thaçi ndaj Kosovës i ka kaluar kufijtë kombëtar, ka marrë përmasat e një rreziku ndërkombëtar.

Image
Florim Zeqa

“Videot e publikuara te bisedës së kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev me dy komedianët ukrainas, "duke menduar se po flet me presidentin e këtij vendi", është dëshmi se skenari i tmerrshëm i Hashim Thaçit me homologun e tij serb, Vuçiq, përveçse alarm për Kosovën, paraqet kërcënim për tërë rajonin e Ballkanit”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistit Zeqa, vetë publikimi i kësaj videoje nuk është i rastësishëm, por ka mesazh tepër serioz dhe Zaev e ka bërë me qëllim të caktuar nga frika e humbjes së shtetit të Maqedonisë Veriore, ndarjes së saj në mes të fqinjëve që e rrethojnë. 

“Në fakt, publikimet e bisedës së kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev me dy komedianet ukrainas, nuk janë krejtësisht të pa qëllimshme, pas tyre fshihet frika e Zaevit nga ndryshimi i kufijve në Ballkan, nga i cili ndryshim vendi i tij, Maqedonia e Veriut rrezikon zhbërjen nga harta gjeopolitike e Evropës. Andaj në këtë kontekst duhet shikuar zbardhjen e planit sekret për ndryshimin e kufijve të Kosovës e jo nga dhembshuria e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, vendi i të cilit, vite më parë i ka grabitur vendit tonë mijëra hektarë tokë përmes demarkacionit”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sido që të jetë, analisti Zeqa thotë se me këtë marrëveshje sekrete për të cilën flet Zaev, rreziku më I madh ju kanoset shqiptarëve dhe Kosovës.

“Por unë mendoj se ky duhet të jetë një alarm për Kosovën, për shkak se nuk ka vdekur përfundimisht plani i Thaçit me Vuçiqin, Ramen e Baton Haxhiun për ndryshim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë. Përderisa ta kemi veriun e vendit me sovranitet të dyfishtë, më pak të Kosovës dhe më shumë të Serbisë, ku ndarja faktike në atë pjesë ekziston për 20 vite rresht, duhet të jemi tepër të kujdesshëm nga marrëveshjet në prapaskenë, legjitimimi i të cilave e pret vetëm momentumin kohor dhe rrethanat e përshtatshme politike ndërkombëtare”, theksoi analisti Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, në një shtetet normal do duhej që të nisnin menjëherë hetimet ndaj Presidentit të vendit për tradhti kombëtare ndaj Kosovës.

“Për shkak se marrëveshjet e fshehta të Thaçit me Vuçiqin, përveç rrezikimit të tërësisë territoriale të vendit tonë, paraqesin rrezik të madh edhe për jetën e qytetarëve, port e ne partitë politika akoma pa kuptueshëm po heshtin sepse ju mungon aftësia për të vepruar. Heshtja e partive politike në Kosovë është rezultat i paaftësisë së tyre për zgjidhjen e këtij problemi madhor. Partitë politike sikur mezi presin të përmbyllet problemi i pjesës së veriut të vendit, qoftë edhe me humbje fatale, për ta arsyetuar paaftësinë e tyre duke e shkarkuar e gjithë mllefin në një njeri të vetëm, në këtë rast në Hashim Thaçin. Kjo është logjika më e tmerrshme e nënshtrimit të klasës politike, e cila për 20 vjet rresht, jo vetëm që nuk bëri gjë të mirë për vendin, theu shpresat e qytetarëve për jetë në shtetin e lirë e të pavarur”, përfundoi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)