Ja kush e thotë: Ky do të jetë kryetari konsensual i LDK-së

  • 12 July 2019 - 08:15
Ja kush e thotë: Ky do të jetë kryetari konsensual i LDK-së

“LDK nuk ka kandidat konsensual të ri përveç Isa Mustafës. Prandaj më mirë një kryetar formal se asnjë fare, ngase LDK po ballfaqohet me probleme të mëdha. Këtë subjekt e mbajnë njerëzit e RINVESTIT, por jo anëtarësia e saj”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Derisa pritet që shumë shpejtë të mbahet Kuvendi qendror zgjedhor i LDK-së për të zgjedhur kreun e ri të partisë, analisti politik, Blerim Burjani konsideron se figura e vetme që do të del para kuvendit në bazë të një marrëveshje koncensuale, do të jetë për herë të tretë kandidatura e Isa Mustafës.

Kjo sipas tij për faktin se në LDK nuk ka kandidat koncensual të kultivuar, por kandidat formal sa për ta shpëtuar partinë nga shpërbërja për shkak të grupeve të mëdha të interesit.

Image
Blerim Burjani

“LDK nuk ka kandidat konsensual të ri përveç Isa Mustafës. Prandaj më mirë një kryetar formal se asnjë fare, ngase LDK po ballfaqohet me probleme të mëdha. Këtë subjekt e mbajnë njerëzit e RINVESTIT, por jo anëtarësia e saj”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, duke pasur parasysh këtë fakt, kanë dalë shumë probleme në mes anëtarëve të devotshëm në LDK.

“Kurse segmenti i dytë i rëndësishëm është se duke pas parasysh se politika në LDK, sikurse në përgjithësi në Kosovë vlerësohet jetike për njerëzit q shumica janë të varfër e të pa punë, të gjithë duan të hyjnë në politikë për tu punësuar në shtet ashtu sikur kanë vepruar shumica e anëtarësisë së PDK-së deri më tani. Pra aspekti social është problemi kryesor në Kosovë, askush nuk hynë në sektor privat sepse është më vështirë për të ekzistuar, dhe ky sektor kërkon njohuri të mëdha e kapital investiv, e më së lehti njerëzit me prejardhje sociale problematike e kanë të hyjnë në punë në sektorin shtetëror që i mundëson mirëqenie sociale, dinjitet ekonomik, rrogë të mirë dhe pa mundime. Prandaj në LDK ka edhe grushte”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se këtë problem nuk e ka PDK-ja, por shpërthimi në PDK vjen vetëm pasi ky subjekt politik të mbetet në opozitë, pa pushtet.

“Pra te LDK-ja kjo është situata, përderisa në PDK është situatë e qetë ku e tërë anëtarësia ka hy në punë dhe së njëherë përnjëherë nuk kanë telashe të tilla përderisa një ditë të bie PDK-ja nga pushteti. Vetëm atëherë telashet do të jenë larg më të mëdha në PDK që mundë të eskaloj në rrezik për rendin dhe qetësinë publike”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)