Abdixhiku jep detaje tronditëse: Ja skenari i zi ku është përfshirë Thaçi me Vuçiqin, Erdoganin e Putinin

  • 12 July 2019 - 09:55
Abdixhiku jep detaje tronditëse: Ja skenari i zi ku është përfshirë Thaçi me Vuçiqin, Erdoganin e Putinin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur për telefonatën që kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pati me dy komikët rusë, derisa ka komentuar edhe votat e mocionit për rrëzim të Qeverisë,.

Abdixhiku duke folur  tha se Zaev ka shpërfaqur një skenar të zi të Kosovës, që është i orkestruar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, me asistencë të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

“Po besoj që kryeministri i Maqedonisë Veriore me kredibilitetin e vet ndonëse me një rast të gabuar e shpërfaqi një plan që padyshim e kemi dëgjuar si skenari më i zi i Kosovës, e skenari më i zi i Kosovës duket kështu, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i asistuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, është në bisedime të drejtëpërdrejta me presidentin e Serbisë, Vuçiq dhe po asistohet nga Rusia e Turqia në ndarjen përkatësisht copëtimin e kufijve të pavarësisë së Kosovës që është ma e thellë se diskutimi i demarkimit dhe skenari është frikësues jo vetëm të asaj që po diskutohet në tavolinë, po veç në ëndërr me e pa dikush që është në agjendë të Rusisë duhet me u shqetësu e me e bo temë nacionale, vetë fakti që presidenti i Kosovës e kryeministri i Shqipërisë për Kosovën është rast i paprecedent dhe i trishtueshëm”, ka deklaruar deputeti i LDK-së.

Tutje, Abdixhiku ka përmendur edhe rezolutën e propozuar nga LDK e Vetëvendosje, me një pikë të vetme ajo për të mos negociuar me kufijtë e Kosovës.

“Kryeministri i Kosovës ka pasur disa herë raste që të ndërpresë presidentin dhe rasti i parë ka qenë në nëntor të vitit të kaluar ku si opozitë kemi propozuar rezolutën me një rresht të vetëm, kufijtë e Kosovës janë të negociueshëm. Haradinaj nuk e ka votu këtë rezolutë, idenë se kufijtë janë të panegocitueshëm dhe e ka lënë presidentin e vendit të merret me dialogun, ai kishte thënë se nuk merret me dialog se është sport i rëndë për të. Me këtë plasim ia ka mundësuar atij të diskutojë me një agjendë serbo-ruse”, tha deputeti, derisa ka shtuar se është një marrëveshje për qeverisje që është bërë nga presidenti e kryeministri.

“Kryeministri, presidenti, kanë marrë veshje të qeverisjes dhe të ndarjes së pushteteve. Janë bashkë hisenik në qeverisjen e Kosovës, qeveria Haradinaj sot qëndron në këmbë fal votave që Thaçi i kontrollon te PDK po edhe te partitë tjera.

Dialogu për Haradinaj është sport i rëndë, kështu ka thënë me këto kontratat e mëdha unë mirren, t’i merru me këto ndarjen e territoreve, fakti që qeveria e Haradinaj varet prej votave të Hashim Thaçit ai është i pafuqishëm, që të votojë një rezolutë me vetëm një rresht që kufijtë e Kosovës nuk negociohen nuk ka guxu me votu, kaq është guximi politik i AAK-së”, ka shtuar tutje.

Sipas tij, presidenti ka motive pse është futur me një aventurë që i konvenon Rusisë. 

“Thaçi  i ka motivet e veta pse futet në një avanturë që i konvenon Putinit, zhvillon takim me të për ta njoftuar dhe për të marrë bekimin e Rusisë. Motivi i tij është shumë i rëndësishëm dhe lidhet drejtpërdrejtë me Gjykatën Speciale, theksoi ai.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia e tij duhet ta udhëheqë vendin. Ai ka thënë se pjesë e qeverisë së ardhshme të vendit duhet të jetë edhe Lëvizja Vetëvendosje.

“Është momentumi që, 20 vjet pas çlirimit të Kosovës, të jenë në front LDK’ja dhe VV’ja”, është shprehur ai.

Ai ka thënë se, “përkundër dallimeve” që kanë këto dy parti, ato duhet të bëhen bashkë.

“Një aleancë e tillë do të ringjallte sado pak shpresat në Kosovë. Duhet numrat nuk po funksionojnë ndryshe, ne duhet të krijojmë një front një platformë politike që i ngjall qytetarëve shpresën se po ndodh një ndryshim, në momentin që ndodhë një gjë e tillë e kemi më të lehtë shkuarjen në zgjedhje.  Duhet të ndodhë fillimisht afrimi i partive politike, kjo ka ndodhë sepse kemi pas një sërë takimesh ka pas takime me LDK e VV dhe kanë nisur një sërë takimesh mes LDK e PSD-së.

Për faktin që PSD përfundimisht del nga koalicioni. Ska diskutim që prej nëntorit ka qenë pjesë e koalicionit.  Pa dashur mi thumbu ata kanë prodhu shkelje kushtetuese dhe rrjedhimisht i vetmi kontribut që kanë bërë kanë dhënë arsye se duhet të bjerë qeveria”, tha deputeti.

Deputeti i LDK’së ka thënë se opozita mund të dalë me një “test mocion” kundër qeverisë së Ramush Haradinajt para shtatorit.

(Kosova Sot Online)