Gjysma e Gjermanisë e sheh Islamin si rrezik, gjen një studim i ri

  • 12 July 2019 - 14:22
Gjysma e Gjermanisë e sheh Islamin si rrezik, gjen një studim i ri

Një në dy gjermanë e shohin fenë Islame si kërcënim, thuhet sipas një sondazhi të ri të publikuar të enjten.

Ky sondazh, i bërë nga Fondacioni ‘Bertelsmann’, gjeti se 50% e atyre që u intervistuan kishin dyshime për fenë Islame, raportoi Bild.

Por vetëm 13% e të anketuarve dëshironin ta ndalnin emigracionin, tha eksperti i fesë së fondacionit Yasemin El-Menouar.

“Përhapja e skepticizmit rreth Islamit nuk ishte i barabartë me islamofobinë”, tha ajo. “Duket se, shumë njerëz aktualisht Islamin nuk e shohin si fe, por si një ideologji politike”, tha ajo.

Rreth 5 milionë myslimanë jetojnë në Gjermani – 1.5 milionë prej tyre në Rhine, në perëndim të Gjermanisë. Në Gjermaninë Lindore, ku jetojnë më pak myslimanë, sjelljet ishin edhe më negative.

Diku 57% e të anketuarve në atë pjesë e shohin Islamin si rrezik, krahasuar me 50% në perëndim. Dhe 30% e atyre në lindje shkuan aq larg sa që thanë se myslimanët nuk i duan as për fqinj.

(Kosova Sot Online )