Vjen ‘grushti’ i rëndë për Kadri Veselin: Kështu po i mbron të dyshuarit për krime...

  • 13 July 2019 - 08:14
Vjen ‘grushti’ i rëndë për Kadri Veselin: Kështu po i mbron të dyshuarit për krime...

“Kryetari i Kuvendit e ka humbur seriozitetin, në fjalorin e tij politik u shndërrua në njeri që flet si nëpër oda. Veseli ka 24 raste të zyrtarëve të vetë të lart nëpër procedura gjyqësore e me aktakuza, LDK-ja ka 9 veta e sikurse edhe AAK-ja që ka po 9 veta me procedurë gjyqësore. Mirëpo numri i rasteve po shtohet akoma më shumë tek subjekti politik, AAK sepse dyshohen edhe kryetar komunash për vepra të kundërligjshme penale”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik dhe njohësi i fushës të së drejtës, Blerim Burjani, konsideron se Kuvendi i Kosovës duhet ta ndalojë përfundimisht humbjen e kohës duke formuar kinse komisione hetimore parlamentare, për temat që nuk janë kompetencë e Kuvendit të Kosovës.

Image
Blerim Burjani

Sipas tij, këto komisione për më keq, janë edhe ndërhyrje në sistemin gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës.

Ai ka thënë se komisionet hetimore parlamentare kanë filluar të bëhen shprehi pune sa për improvizim në përmasa të mëdha dhe efekti i tyre nuk shkon përtej zhvatjes së buxhetit në emër të takimeve të shpeshta për mëditje.

Kjo praktikë e improvizimit të punës në parlament, sipas Burjanit, urgjentisht duhet të ndalet sepse bie ndesh edhe me ligjin në shumë raste që janë në procedurë hetimore ose raste në Gjykata.

“Kjo tema me komisione parlamentare duhet të ndalet. Kuvendi nuk është organ gjyqësor e as hetues. Kuvendi nuk duhet të luaj lojëra të fëmijëve por të kryej përgjegjësit si ligjvënës e jo si hetues dhe hajgarexhi. Pra duhet të kërkohet urgjentisht që të ndalen deputet që kanë filluar të marrin rolin e prokurorëve dhe cirkusantëve komik sepse nuk është detyrë e tyre të merren me çështje që nuk kanë lidhje , por le të merren me ligjvënie sipas mandatit kushtetues”, tha Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

Burjani shprehet se ky qëndrim vlen edhe për kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin dhe nismën e tij për komisionin hetimor për listat e veteranëve.

Madje ai thotë se me situatën e krizën në të cilën ka rrëshqitur Kuvendi muajt e fundit, kryetari Kadri Veseli sikur nuk po din se çka po flet fare.

“Prandaj bënë edhe kërkesa të tilla për të mbrojtur të dyshuarit që ka në partinë e tij ose për të ndihmuar edhe të tjerët që janë ngjashëm të rrezikuar nga rënia ndesh me ligjin, nga subjekt tjera politike, qofshin opozitë apo në koalicion. Kryetari i Kuvendit e ka humbur seriozitetin në fjalorin e tij politik u shndërrua në njeri që flet si nëpër oda. Veseli ka 24 raste të zyrtarëve të vetë të lart nëpër procedura gjyqësore e me aktakuza , LDK-ja ka 9 veta e sikurse edhe AAK-ja që ka po 9 veta me procedurë gjyqësore. Mirëpo numri i rasteve po shtohet akoma më shumë tek subjekti politik AAK, sepse dyshohen edhe kryetar komunash për vepra të kundërligjshme penale”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Prandaj Burjani mendon se puna e komisioneve parlamentare tani po bëhet cirk.

“Nuk duhet me u marr me hajagre, kuvendi po e shkel mandatin e vet kushtetues që është vetë ligjdhënës. E sa i takon hetimit parlamentar, komision hetimor mundë të themelon vetëm për rastet e përcaktuara në rast se nuk zbatohet programi i qeverisë që nuk është askund hiq, ose në rast se denoncohen dhe zbulohen shkelje të natyrës procedurale e të rregullores së punë në procesin e menaxhimit të trupave të Kuvendit të Kosovë, si dhe ndonjë temë tjetër më pak relevante për hetimin e prokurorisë por e cila akoma nuk ka shkuar në procedurë hetimore dhe nuk ka aktakuzë të ngritur për rastin”, përfundoi Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)