Alarmante/ Gra politikanësh e militantë partish pushtojnë noterinë kosovare

  • 13 July 2019 - 09:12
Alarmante/ Gra politikanësh e militantë partish pushtojnë noterinë kosovare

175 kandidatë e kanë kaluar me sukses provimin me gojë të noterisë, nga rezultatet e publikuara nga Ministria e Drejtësisë gjatë pasdites së të premtes.

Anëtarë të PDK-së dhe familjarë e të afërm të tyre, pritet që së shpejti të jenë noterë në shumë institucione dhe komuna.
E, ky rast ka ngritur reagime të shumta.

Agron Demi nga Insitituti GAP, ka thënë se duke e pasur parasysh që noterët janë të parët dhe të vetmit që, sipas një raporti të SIGMA, kanë qasje në të gjitha databazat e shtetit. Ata mund të nxjerrin çfarëdo informacioni, për secilin qytetarë të Kosovës, përcjell Syri.net Kosova

“Kapja e shtetit nuk ka brina, qeshtu duket diqysh”, ka shkruar Demi në një status në Facebook. /Syri.net Kosova

(Kosova Sot Online)