Vjen akuza e rëndë për partitë politike në Kosovë

  • 14 July 2019 - 15:46
Vjen akuza e rëndë për partitë politike në Kosovë

“Qytetarët e Kosovës ka hequr të zitë e ullirit në komunizëm, por pak kush ka besua se ky fat do i përcjellë edhe pas 11 vjet pavarësisë së saj duke pasur në parti politikë akoma një pjesë të madhe të mbetjes së pa pastruar të ideologjisë komuniste”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”

Në një intervistë për mediet, njëri ndër bashkëthemeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jusuf Buxhovi, ka akuzuar rëndë zyrtarët e partisë për lidhje kriminale duke thënë se ekzistojnë madje edhe “feude” brenda LDK-së, të cilat “janë të lidhur me strukturat kryesore kriminale brenda PDK-së”.

Sipas Buxhovit, LDK-ja e ka “feudin e Llapit, të Gjilanit dhe të Dukagjinit” dhe nuk ka aspak demokraci.

Image
Ragip Guraziu

E analistët politik dhe njohësit e realitetit 20 vjeçar të pas luftës në Kosovë, konsiderojnë se ky model i funksionimit të partive politike, duke pasur edhe lidhje të ngushta me rrjetet e krimit të organizuar, është praktikë e funksionimit të të gjitha partive politike kosovare, jo vetëm e LDK-së, por edhe e PDK-së e madje edhe e PSD-së që është një parti në letër.

Sipas analistit, Ragip Guraziu, pothuajse se në të gjitha partitë politike kosovare, edhe këto të formuara pas luftës, po ruhet ajo fryma e udhëheqjes sipas mentalitetit komunist, ku partia shihet si feud i disa personave dhe duhet të funksionon për interesin e tyre, qoftë edhe duke qenë e lidhur me krimin.

“Qytetarët e Kosovës ka hequr të zitë e ullirit në komunizëm, por pak kush ka besua se ky fat do i përcjellë edhe pas 11 vjet pavarësisë së saj duke pasur në parti politikë akoma një pjesë të madhe të mbetjes së pa pastruar të ideologjisë komuniste”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Guraziu thotë së qytetarët janë gjithnjë e më të zhgënjyer në këtë klasë politike të pa reformuar dhe për këtë arsye janë gjithnjë e më të pa interesuar për politikën.

“Kjo mungesë e ballafaqimit të politikës me reformat për demokratizim po i vjen atyre si një bumerang i fuqishëm sepse anëtarësia po zvogëlohet, po ju ikin simpatizantët besnik dhe të pa interes që kanë besuar në një ideologji demokratike dhe në kauzën për ndërtimin e drejtë të shtetit. Pra kjo politike, pa dallim, sikurse në LDK- PDK-AAK e PSD e kushdo tjetër po dëshmohet e dështuar dhe e lidhur vetëm me grupet e klaneve të interesit, me disa mini feude të vogla prej të cilave nuk kanë interes qytetarët që e priten dhe përcollën me shpresa të thyera ndryshimin e premtuar edhe plot 11 vite pas shpalljes së pavarësisë”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Madje ai ka pohuar se situata në Kosovën e pas luftës, me këto parti politike që lakmojnë pushtetin vetëm për interesin e vetë, qytetari e ka gjendjen ekonomike e sociale akoma më keq se në komunizëm, edhe pse me luftën e UÇK-së kishte shpresuar në ndryshime të mëdha.

“Për të gjithë këto vjet, sidomos pas luftës së UÇK-së dhe 11 vjet pasi Kosova fitoi pavarësinë dhe u bë shtet me Kushtetutë, punët i kemi edhe më keq se në komunizëm, sepse në Veri të Mitrovicës dhe disa komuna tjera në zemrën e Kosovës, si Brezovica, Ana Moravë, Graqanica,etj pushteti është në duart e Serbisë dhe gjithçka serbe në atë anë dhe asgjë shtetërore kosovarë, bile ka mundësi që Kosovës ti rrezikohet edhe nënshtetësia derisa i kemi strukturat kryesore kriminale në pushtete të tipit të tillë çfarë i kemi”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Prandaj sipas tij, edhe kritikat që tani vijnë nga ish themeluesit e LDK-së për këtë parti politike, janë të qëlluara dhe aspak të pa bazuara.

“LDK-ja nga një parti politike që kishte karakter të lëvizjes popullore, me të vërtetë u ngushtua dhe u parcializua për shkak të grupeve të ndryshme të interesit dhe tani ka mbetur parti e vetëm disa feudeve. Me të drejtë e ka quajtur edhe prof. Buxhovi parti e feudeve që janë të lidhur me strukturat kryesore kriminale brenda PDK-së sepse tani më kjo parti politike nuk identifikohet më me atë shtrirjen e gjerë në gjithë Kosovën por është lokalizuar kryesisht në “feudin e Llapit, të Gjilanit dhe të Dukagjinit””, përfundoi Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)