Universitetet që s’u akredituan mund të aplikojnë vitin e ardhshëm, sivjet s’mund të regjistrojnë studentë

  • 15 July 2019 - 17:21
Universitetet që s’u akredituan mund të aplikojnë vitin e ardhshëm, sivjet s’mund të regjistrojnë studentë

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka sqaruar se Univeriteti i Pejës, Prizrenit dhe Mitrovicës mund të aplikojnë për akreditim vitin e ardhshëm, por këtë vit akademik nuk mund të pranojnë studentë të rinj.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook nga ORCA, ku thuhet se këto universitete nuk do të mbyllen, por vetëm nuk mund të pranojnë studentë të rinj në vitin akademik 2019/2020.

“ORCA si organizatë monitoruese e KShC-së sqaron mediet dhe publikun se Universitetet e Prizrenit, Pejës dhe Mitrovicës nuk mbyllen mirëpo atyre nuk u lejohet regjistrimi i studentëve për këtë vit, ndërkohë që ato mund të aplikojnë sërish vitin e ardhshëm”, THUHET NË NJOFTIM.

PO ASHTU, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC), sot nuk u ka dhënë akreditim edhe disa institucioneve arsimore private.

“KShC po ashtu sot nuk u ka dhënë akreditim disa institucioneve private si FAMA, Iliria, Tempulli dhe Kosova Art Academy, ndërsa Kolegji Biznesi dhe Juridica nuk kanë aplikuar fare çka me automatizëm nënkupton mosakreditim”, theksohet në njoftim.

(Kosova Sot Online)