Alarmon ish kreu i Anti-korrupsionit: Ja si funksionon trekëndëshi i krimit dhe politikës

  • 15 July 2019 - 20:18
Alarmon ish kreu i Anti-korrupsionit: Ja si funksionon trekëndëshi i krimit dhe politikës

“Abolimi i kriminelëve është modë. Nuk po shqetësohen politikanët as me raport e as me shkrimet e medieve. Thuaja të gjithë, sulmoj dhe ofendoj ata nuk reagojnë. Vetëm në tenderë mos i prekni. Nëse i prekë te leku do të reagojnë kurse për të tjerat punë është krejtësisht kot”, tha Hasan Preteni për “Kosova Sot Online”.

Ditët e fundit kemi një fushatë tepër të ngjeshur në teren nga Kadri Veseli dhe Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, të cilët flasin shumë edhe për sistemin e drejtësisë, për një qeverisje që do të jetë nga PDK-ja në të ardhmen dhe do të punojnë shumë seriozisht, ku sipas tyre për shtetin ligjor dhe luftimin e krimit e të korrupsionit. Por këto premtime nga zyrtarët e PDK-së, nga njohësit e zhvillimeve politiken po konsiderohen si mashtrim i radhës për qytetarët.

Analistët nuk u besojnë premtimeve të tilla me të cilat këta zyrtar partiak po provojnë ta mashtrojnë qytetarin e zhgënjyer nga politika e korruptuar.

Image
Hasan Preteni

Kjo fushatë e Kadri Veselit dhe ministrit Abelard Tahiri, nga njohësi i fushës së sundimit të ligjit, Hasan Preteni, shihet vetëm si një kamuflazh që të arsyetohen para ndërkombëtarëve, kinse në emër të shtetit të së drejtës dhe luftimit të korrupsionit, në mënyrë që ta lënë akoma më gjatë në harresë ligjin Vetting, për të cilin është zotuar madje së fundi edhe vetë Veseli.

Preteni thotë se praktika ed deritashme e sistemit të drejtësisë kosovare të kontrolluar nga politika, ka dëshmuar se asnjëherë nuk janë ndjekur dhe ndëshkuar autorët e krimeve dhe korrupsionit të nivelit të lartë, por vetëm ndonjë delikuent i nivelit të ulët sa për statistika. Prandaj sipas tij, pa një presion të madh ndërkombëtar, në Kosovë nuk do të ketë shtet të vërtetë të së drejtës dhe as ligj të VETTING-ut.

“tek ne po shihet se po të vjedhësh pula, po të vjedhësh ndonjë bagëti,po të shfrytëzon edhe livadhet e kojshive, gjykatat do të jenë të pamëshirshme. Vjedh fonde milionëshe,keqpërdorë donacione, keqpërdorë paranë publike dhe i bënë të gjitha të zezat nuk të atakon ligji por do jesh akoma më patriot dhe i simpatizuar i Kosovës”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

Madje sipas Pretenit, sado që në medie ka denoncime të shpeshta për këtë lidhje të politikës dhe të drejtësisë me krimin, askush nuk brengoset për atë sepse drejtësia është e zaptuar nga politika dhe bashkëjetesa mes tyre vazhdon, e ku sipas tij, kjo do të jetë kështu derisa një dorë e fortë ta imponon me patjetër një ligj pastrimi të të gjitha shtyllave me VETTING.

“Abolimi i kriminelëve është modë. Nuk po shqetësohen politikanët as me raport e as me shkrimet e medieve. Thuaja të gjithë, sulmoj dhe ofendoj ata nuk reagojnë. Vetëm në tenderë mos i prekni. Nëse i prekë te leku do të reagojnë kurse për të tjerat punë është krejtësisht koti. Unë dua të uroj që në agjendën e miqve tanë të jenë veprimet kundër kriminelëve dhe ky veprim duhet të vij edhe duke na e kërkuar me domosdo bërjen e ligjit të Vetingut. Ky është shpëtimi, jo raportimi por veprimi. Deri atëherë uroj të kemi akoma edhe pak durim”, përfundoi Preteni për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)