Vendi i luleve mbushet me shishe të plastikës në Prishtinë, Shpend Ahmeti n'gjumë edhe Veres

  • 15 July 2019 - 21:48
Vendi i luleve mbushet me shishe të plastikës në Prishtinë, Shpend Ahmeti n'gjumë edhe Veres

Hedhja e mbeturinave në vendet publike është bërë një dukuri e zakonshme tashme në vendin tonë.

Ndonëse në qytet mund të shohim kontejnerë dhe shporta që ti hedhin mbeturinat, qytetarët vazhdojnë ti hedhin vend e pa vend.

Përveç që prishin imazhin e qytetit, hedhja e tyre mund të shkaktojë edhe sëmundje sidomos kur temperaturat janë të larta.

Një gjë e tillë ka ndodh edhe në Lagjen “Qafa” në Prishtinë, ku në vendet ku do duhej të ishin lulet, qytetarët po e shfrytëzojnë që të hedhin shishe të plastikës.


(Kosova Sot Online)