Ish agjenti i SHIK-ut zbulon skenarin: Ja si e kontrollon UDB-ja shtetin e Kosovës

  • 16 July 2019 - 07:27
Ish agjenti i SHIK-ut zbulon skenarin: Ja si e kontrollon UDB-ja shtetin e Kosovës

“Skandal i kurdisur është edhe tash rishtazi arrestimi kinse atyre dy agjentëve të BIA-së, MUP-i Serb dhe lirimi i tyre dhe qindra raste tjera të dështimit të sundimit të ligjit të shtetit të Kosovës sepse të gjitha këto po tregojnë se edhe politikën edhe prokurorinë, policin dhe sidomos AKI-në dhe presidencën e Kosovës e kanë në dorë dhe në kontroll të plot sigurimi sekret serb BIA”, tha Miftari për “Kosova Sot Online".

Njohësi i fushës së sigurisë dhe ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari duke analizuar të gjitha rastet e intervenimit të institucioneve të sigurisë së Kosovës kundër të të ashtuquajturave rrjete të spiunazhit serb në Kosovë, individëve dhe organizatave, duke u ndërlidhur edhe me rastin e fundit të arrestimit të dy të dyshuarve serb tek Dheu i Bardh për spiunazh dhe lirimin e tyre brenda pak orësh, konsideron se të gjithë këto janë vetëm një lojë e pistë e pushtetit duke demonstruar kinse fuqinë për të zbuluar dhe parandaluar lidhjet me spiunazhin e shërbimit sekret serb, që në fund po e nxjerrin në sipërfaqe dështimin e plotë të shtetit, pasi sipas Miftari, gjithçka është e dekonspiruar paraprakisht ose bëhet improvizim i qëllimshëm në bashkëpunim me shërbimin sekret serb.

Image

“Jo vetëm tani kur shteti i Kosovës po paraqitet ndërkombëtarisht si një shtet i dobët, një shtet jo serioz, shtet jo funksional por si një shtet karikaturë, por që nga fillimi i formimi të shtetit të Kosovës ka pasur hile dhe jo seriozitet nga kjo klasë politike e korruptuar e cila është e njëjta edhe sot. Nderimi palë palë i qeverive dhe i udhëheqësve të korruptuar me rokada herë “Bali” herë “Tali” nuk ka sjell risi apo prosperitet dhe nuk ka sjell fare sundim të ligjit apo funksionim të shtetit sepse jo seriozitetin shteti i Kosovës e ka treguar fillimisht në veriun e Kosovës me të gjitha lojnat dhe skenarët”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

Ai është i sigurt se gjithçka që është bërë deri më tani kinse në luftimin e këtyre rrjeteve dhe aktiviteteve të tyre, është bërë në marrëveshje me ato shërbime për interesat personale të krimit të organizuar që vepron në Kosovë dhe në Serbi.

“Bashkë me palën serbe janë organizuar jo Treni Rus, jo muri në veri të Mitrovicës, sundimi i gjykatave dhe policisë paralele të MUP-it serb, jo vetëm në veri por në tërë Kosovën, pastaj skenarët me arrestimin e xhandarëve Serb në rrafshin e Kosovës, pastaj terroristi serb me eksploziv në Grand, por edhe ai skenari i dobët nga kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi me intervenimin bashi bozuk të RSU në veri ku policia jon u dërgua që të vriteshin e poshtëroheshin totalisht të pa përgatitur dhe të dekonspiruar, ku pati viktima dhe u vra polici Enver Zymberi”, deklaroi Miftari për “Kosova Sot Online”.

Miftari ka përmendur edhe improvizimin ose dështimin e qëllimshëm të arrestimit të agjentëve të UDB-së dhe BIA-së serbe duke tentuar të blejnë me para deklarata te rrejshme për tregti me organe të serbëve kinse nga UÇK-ja, e kur tash vonë doli se i njëjti pjesëtar i BIA-së serbe ishte edhe këshilltar i presidentit, Hashim Thaçi.

“Prandaj kjo lë shumë për të dyshuar se gjithçka është e sinkronizuar në bashkëpunim dhe nënshtrim ndaj shërbimit sekret serb. Pastaj i kësaj natyre konsideroj se është edhe arrestimi i kurdisur me shumë bujë i Marko Gjuriçit dhe lirimi i tij, sikurse edhe ajo shëtitja turistike nëpër Ujman.

Skandal i kurdisur është edhe tash rishtazi arrestimi kinse atyre dy agjentëve të BIA-së, MUP-i Serb dhe lirimi i tyre dhe qindra raste tjera të dështimit të sundimit të ligjit të shtetit të Kosovës sepse të gjitha këto po tregojnë se edhe politikën edhe prokurorinë, policin dhe sidomos AKI-në dhe presidencën e Kosovës e kanë në dorë dhe në kontroll të plot sigurimi sekret serb BIA. Për këto organe jetike që duhet ti ketë një shtet serioz më shumë e më saktë po informohet dhe vepron paralel kundër tyre Beogradi zyrtar sesa që ka informacione për atë që zhvillohet e planifikohet aty vetë shteti i jonë i Kosovës, pra institucionet be bazë të gjerë të Prishtinës zyrtare”, përfundoi Miftari për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)