Qëndrimi i Macronit për Kosovën hesht Beogradin, mediat serbe nuk e publikojnë

  • 16 korrik 2019 - 15:19
Qëndrimi i Macronit për Kosovën hesht Beogradin, mediat serbe nuk e publikojnë

Deputeti i pavarur serb, Gjorgje Vukidanoviq, është marrë sot me një fakt tejet interesant që ka të bëjë me vizitën e presidentit të Francës, Emanuel Macron,në Beograd.

Ai ka treguar për censurën që mediat në Serbi i kanë bërë fjalimit të Makronit, në rastin ku i referohet Kosovës si shtet fqinj i Serbisë dhe ku kërkon që Beogradi të bëjë punën e tij për të pranuar një realitet të tillë.

Përveç mediave që nuk e kanë transmetuar këtë deklaratë, nuk kanë reaguar as krerët e shtetit serb, tregon Vukidanoviq, shkruan Danas.

Deputeti serb thotë se mbase një mos reagim i tillë ka ndodhur për të mos e prishur atmosferën e pozitivë të vizitës së Macron në Beograd.

Vukidanoviq ka kujtuar reagimin edhe jo aq të sjellshëm të ministrisë së Jashtme që udhëhiqet nga Ivica Dacic, ndaj ambasadorit të Francës në Beograd, Federico Mandolonit. Atij për deklaratat e njejta sikurse të Macronit i ishte thënë se “Kosova nuk është fqinje e Serbisë”.

Deputeti serb ka kujtuar edhe trajtimin që iu bë Vuçiqit gjatë vizitës së tij në Paris gjatë nëntorit të kaluar, duke thënë se ka pritur që Macron t’i kërkonte falje presidentit serb për një gjë të tillë.

Macron sot ka përmbyllur vizitën e tij në Serbi me një mesazh të qartë se “Së bashku duhet gjetur paqe në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

Kreu i shtetit francez përmend kompromisin si një rrugë për të arritur deri tek finalja mes dy shteteve.

(Kosova  Sot Online)