A do të shkojë mocioni për rrëzimin e qeverisë Haradinaj në Kuvend para pushimeve?

  • 16 July 2019 - 17:54
A do të shkojë mocioni për rrëzimin e qeverisë Haradinaj në Kuvend para pushimeve?

Lëvizja Vetëvendosje të martën ka mbajtur takimin e radhës. Në këtë mbledhje është diskutuar edhe dërgimi i mocioni i votëbesimit për qeverinë Haradinaj në Kuvend.

E për afatin e dërgimit të këtij mocioni ka folur deputetja e Vetëvendosjes Arbërie Nagavci në media.

‘’Ju keni ba disa takime të Albinit me Mustafën, dhe takime tëshefit të GP është në takime pothuajse të rregullta me zotin Hoti, edhe ne bashkëpunojmë në Komisione…por sa kuptova në mbledhjen e kryesisë, LDK nuk është plotësisht e gatshme ta dërgojmë mocionin për votim. Kjo nuk varet prej nesh, nëse varet nga Lëvizja sa më parë aq më mirë të shkohet me mocion’’, ka thënë Nagavci.

(Kosova Sot Online)