Shpërthen gypi i ujësjellësit në Mat, askush s’del ta sanojë prishjen

  • 16 July 2019 - 19:48
Shpërthen gypi i ujësjellësit në Mat, askush s’del ta sanojë prishjen

Një gyp i ujësjellësit ka pëlcitur në lagjen “Mat”, në kryeqytetin e Kosovës.

Si pasojë e shpërthimit të gypit, rruga “Lotë Vaku” në Prishtinë është baltosur, e madje edhe është vërshuar.

Askush deri më tani nuk ka dalë ta sanojë gjendjen, duke i lënë qytetarët të përballen me një situatë të pakëndshme.

(Kosova Sot Online)