Eksperti i ekonomisë shpërthen me akuza të rënda: Ja kush po e lejon Blerim Devollin ta varros Telekomin

  • 17 July 2019 - 07:26
Eksperti i ekonomisë shpërthen me akuza të rënda: Ja kush po e lejon Blerim Devollin ta varros Telekomin

“Unë mendoj që tani duhet të ndalet Blerim Devolli dhe ta pyes veten: A jam unë njeri apo jam një idiot i cili e ka mashtruar Telekomin e Kosovës dhe e ka zhvatur gjatë këtyre 10 viteve?, a jam unë i ndershëm apo me të vërtetë jam një mashtrues i cili e ka korruptua çdo qeveritar, çdo person që ka hyrë dhe dal nga Korporata ime”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Ashtu sikur që kishte paralajmëruar dhe kishte kërcënuar muaj më parë Telekomin e Kosovës, Blerim Devolli e ka dërguar kompaninë publike te përmbaruesi, për ta ekzekutuar vendimin e Arbitrazhit për pagesën 25. 9 milionëshe.

Image

Njohësit e fushës së ekonomisë konsiderojnë se lejimi dhe heshtja e institucioneve të shtetit karshi këtij veprimi rrënues ndaj Telekomit nga ana e Blerim Devollit, është një bashkim i tyre me krimin më të madh ekonomik të pas luftës që po i ndodhë shtetit të Kosovës mu para syve të organeve të drejtësisë.

Një akuzë kaq serioze kundër qeverisë, por edhe kundër drejtësisë kosovare në këtë situatë e jep njohësi i fushës së ekonomisë, Dardan Grapci.

Ai ka thënë për “Kosova Sot Online” se është e turpshme se si po heshtë prokuroria para këtij skandali.

“Prokuroria speciale po hesht dhe në vend se të hap krimin më të madh ekonomik të pas luftës, ata po e lejojnë që Blerim Devolli ta varros Telekomin e Kosovës, pas zhvatjes dhjetëvjeçare që i bëri kësaj kompanie publike, krim ky i cili nuk u bë fshehtas por u mundësua nga kjo klasë politike tërësisht e inkriminuar”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas Grapcit, vetëm në një shtet ku politika dhe drejtësia bashkëjetojnë me krimin, mund të ndodhin dhe të lejohen raste të tilla.

“Normal që edhe tani ai e dërgon, edhe do ta dërgon përsëri, edhe nëse kjo dështon. E dikush edhe mundë të pyes se përse ndodhë kjo?! Ndodhë sepse nuk kemi njerëz të duhur për ta mbrojtur Telekomin e Kosovës nga zaptimi i Blerim Devollit, nuk kemi njerëz të gatshëm që do t’ia tregonin Blerim Devollit derën se nga duhet me dal, prandaj edhe kjo po ndodhë kështu si po ndodhë tani me Telekomin. Prokuroria Speciale po hesht...ka hesht edhe do të heshtë para krimit të tillë dhe krimeve të ngjashme derisa populli të zgjohet nga gjumi. E kur të ndodhë ky zgjim do të jetë vonë nëse provojnë vetëm atëherë të zgjohen e të tregojnë se janë gjallë Prokuroria dhe Qeveria e Kosovës, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Grapci mendon se Blerim Devolli po tejkalon të gjithë kufijtë institucional e ligjor, e të mos flasim për ata moral, vetëm e vetëm që të arrij ta zhvatë deri në fund dhe shkatërrojë Telekomin.

“Unë mendoj që tani duhet të ndalet Blerim Devolli dhe ta pyes veten: A jam unë njeri apo jam një idiot i cili e ka mashtruar Telekomin e Kosovës dhe e ka zhvatur gjatë këtyre 10 viteve?, a jam unë i ndershëm apo me të vërtetë jam një mashtrues i cili e ka korruptua çdo qeveritar, çdo person që ka hyrë dhe dal nga Korporata ime?! Vetëm duke ia bërë këto pyetje vetes, Blerim Devolli ndoshta do e kishe kuptuar që me këto kërcënime ndaj Telekomit është gabim”, përfundoi eksperti i ekonomisë, Dardan Grapci për Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)