Bërnabiq fton liderët kosovarë që të kenë guxim

  • 18 July 2019 - 07:46
Bërnabiq fton liderët kosovarë që të kenë guxim

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq po pret që dialogu midis Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë.

Ajo është shprehur se pret nga autoritetet në Kosovë që të kenë guximin dhe të ndryshojnë vendimet e tyre dhe dialogu të vazhdojë.

“Shpresoj që politikanët në Prishtinë të kenë guximin të ndryshojnë vendimet e tyre në mënyrë që dialogu të vazhdojë. Ne jemi të gatshëm çdo ditë për dialog, sepse është e vetmja mënyrë për të pasur stabilitet, për t’i mbajtur njerëzit të gjallë dhe në paqe”, tha Bërnabiq.

Bërnabiq tha se shpreson që udhëheqësit kosovar të kenë guximin të marrin vendime për fillimin e dialogut.

“Sipas një studimi, 91 për qind e njerëzve në Kosovë nuk duan konflikt të ngrirë, por duan të vazhdojnë dialogun dhe shpresoj që udhëheqësit në Prishtinë do të jenë të guximshëm dhe në gjendje të dëgjojnë qytetarët që jetojnë në Kosovë për të ndryshuar vendimin dhe jo vetëm për serbët, shqiptarët, por për të gjithë rajonin. Ne jemi të gatshëm për dialog”, tha Bërnabiq.

E pyetur edhe për vizitën e presidentit të Francës, Emanuel Macron, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq tha se duke shpresuar që Kosova të ndryshojë vendimet e njëanshme në mënyrë që dialogu të vazhdojë, ka falënderuar presidentin francez për vizitën.

“Presidenti Vuçiq me të vërtetë ka treguar atë se sa ai është udhëheqës botëror dhe mendoj se vizita shkoi më mirë se çdonjëri nga ne ka pritur”, tha Bërnabiq.

Bërnbiq tha se Macron ka mbështetur serbët dhe ky ishte sinjal i mbështetjes.

“Macro i tha Serbisë dhe serbëve të gjitha fjalët mbështetëse dhe përsëri ky është sinjali më if ortë për të mbështetur Serbinë deri më tani”, tha Bërnabiq.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot është shprehur se taksa nuk do të largohet derisa Serbia ta njohë shtetin e Kosovës. 

(Kosova Sot Online)