Podujevë: Gjuan me armë në dasmë, arrestohet

  • 18 July 2019 - 10:25
Podujevë: Gjuan me armë në dasmë, arrestohet

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dje një person dhe të njejtit i ka konfiskuar një pistoletë me katër copë fishekë.

Përmes raportit 24-orësh policia ka bërë të ditur se i njejti u kap duke gjuajtur me armë në një aheng familjar.

I njejti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Është raportuar se pas disa të shtënave gjatë një ahengu familjar, nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar është konfiskuar një pistoletë me katër copë fishekë. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë.

(Kosova  Sot Online)