Macron më i hapur për opsionet rreth Kosovës, por ai do të bashkëpunojë ngushtë me Merkelin

  • 18 July 2019 - 11:04
Macron më i hapur për opsionet rreth Kosovës, por ai do të bashkëpunojë ngushtë me Merkelin

Franca është e interesuar jashtëzakonisht shumë për të gjetur një zgjidhje për Kosovën, dhe për një gjë të tillë është zotuar presidenti, Emanuel Macron, përgjatë vizitës së tij në Beograd.

Sipas disa ekspertëve të politikës së BE-së, në përpjekjet për të organizuar nëj takim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë gjatë vjeshtës në Paris, thonë se ai nuk është vetëm.

Ata thonë se ai në mënyrë aktive do të bashkëpunojë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, shkruan Danas.

Naim Leo Beshiri, drejtor ekzekutiv i Institutit për Çështje Evropian, ka thënë për Danas se Macron “nuk ka aq ndikim në nivelin ndërkombëtar për të qenë i aftë që të zgjidh një problem me të cilin janë marrë shumë presidentë”.

“Ndërmjetësuesit paraprak të dialogut të Brukselit, Catherine Ashton dhe Federica Mogherini, nuk kanë mundur që të gjejnë një ujdi me elitat politike në Beograd dhe Prishtinë, dhe ajo çfarë po e shohim sot është përpjekje për të zgjidhur konfliktin e fundit të dy shteteve të ish-Jugosllavisë nga shtetet anëtare të BE-së. Dhe pyetja është se cilat janë kapacitetet negociuese të Makronit, që t’i marrë përsipër nga Merkeli, për të ulur tensionet në rajon, në rajon, gjë që mund të dërgojë në një zgjidhje të përhershme për çështjen e  Kosovës”, thotë Beshiri, transmeton Gazeta Express.

Beshiri thotë se presidenti francez ka ambicie për të mbetur në histori, dhe në të njëjtën kohë ai është realist dhe nuk dëshiron të bëjë bisedime të cilat nuk dërgojnë një zgjidhje.

“Ai ka anuluar takimin e Parisit, që ishte caktuar për në fillim të korrikut, pasi që Prishtina dhe Beogradi treguan që nuk do të jenë të pjekura politikisht”, shton tutje Beshiri.

Ndër të tjera Beshiri thotë se çështjet e ndjeshme është e pamundur të zgjidhen pa përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në anën tjetër Igor Novakoviq, ka thënë për Danas se Franca do të jetë në vazhdim më aktive në kërkim të zgjidhjes për ta hapur dialogun, e cila sipas tij padyshim që do të mbetet nën patronatin e Bashkimit Evropian.

“Megjithatë, çdo veprimtari do të koordinohet nga afër me Gjermaninë. Është e mundur që Franca të jetë më e hapur për zgjidhje të caktuara se Gjermania. Por theksi duhet që të jetë në normalizimin e raporteve, që do të siguronte qëndrueshmëri. Dhe pyetja do të ishte se pas nënshkrimet a do të zbatohej një marrëveshje e tillë”, ka thënë Novakoviq.

(Kosova Sot Online)