Përplasje e ashpër në Kuvendin e Prizrenit mes AAK’së dhe VV’së

  • 18 July 2019 - 14:47
Përplasje e ashpër në Kuvendin e Prizrenit mes AAK’së dhe VV’së

Mbledhja e sotme e Kuvendit të Prizrenit ka kaluar me shumë tensione. Kuvendari i LDK-së, Xhavit Ukaj dhe ai i AAK-së, Ilir Baldedaj, janë përplasur ashpër  me kryetarin e Prizrenit , Mytaher Haskuka.

Asamblisti i LDK-së, Xhavit Ukaj, ka hedhur akuza në drejtim të kryetarit Haskuka, ndërkohë që ai po mbante fjalim në foltoren e Kuvendit.

Ukaj ka akuzuar Haskukën për keqqeverisje, ndërkohë që është përplasur edhe me asamblistët tjerë të cilëve u ka kërkuar të mos përzihen ndërkohë që ai flet.

Këtyre akuzave u është bashkuar edhe asamblisti i AAK-së, Ilir Baldedaj çka ka bërë që Haskuka të reagojë ashpër duke thënë se ata që po e ngritin zërin në Kuvend, sot është dashur të jenë në burg.

Kjo ka bërë që asamblisti i AAK-së të reagojë menjëherë. Ai është ngritur në këmbë dhe me ton të lartë i është drejtuar Haskukës me fjalët “Kush je ti që ma bën me gisht, me gisht ki të drejtë t’ua bësh veç fëmijëve tu”.

(Kosova Sot Online)