Çfarë ndodh për 1 minutë në botë në internet

  • 18 korrik 2019 - 14:56
Çfarë ndodh për 1 minutë në botë në internet

Interneti është shumë i nevojshëm për të gjithë njerëzit në mbarë botën. Disa e përdorin për argëtim, për të komunikuar, por edhe për të mbaruar punë të ndryshme.

Kreu i Advanced Analytics në “Cefriel”, Francesco Mapelli, ka shuar kuriozitetin e të gjithë njerëzve, se çfarë ndodh në 1 minutë në botë në internet.

Gjatë 60 sekondave shkëmbehen 187 milion e-maile, dërgohen 38 milion mesazhe në Whatssap, shkarkohen 375 mijë aplikacione, ndërsa shpenzohen 900 mijë dollarë për tregti online.

Sipas Mapellit, në dy apo tre vitet e fundit, pothuajse 90% e të dhënave të disponueshme të krijuara deri më tani mund të përdoren për të rritur efikasitetin e kompanive, për të përmirësuar marrëdhëniet me klientët dhe për të krijuar mundësi të reja biznesi.

Bazuar në të dhënat e kompanisë, çdo ditë gjenerohen 1.000.000.000.000.000.000 (quintilion) byte.

Përsa i përket rrjeteve sociale, çdo minutë në Sanpchat ka 2.4 milion video, në Facebook ka 973 mijë log in, në Twitter ka 481 mijë postime, kurse numri i faqeve në Instagram ka arritur në 174 mijë.

(Kosova Sot Online)