OVL: Specialja e ka ftuar edhe Sokol Bashotën bashkë me një grup nga Prizreni

  • 19 July 2019 - 18:07
OVL: Specialja e ka ftuar edhe Sokol Bashotën bashkë me një grup nga Prizreni

Kreu i Organizatës së Veteranëve të UÇK’së, Hysni Gucati, në një përgjigje, ka thënë se sipas informacioneve që kanë si OVL, Gjykata Speciale e ka ftuar edhe Sokol Bashotën dhe një grup të ish-pjesëtarëve të UÇK’së nga Prizreni.

Ai ka thënë se nuk kanë informacione rreth emrave të grupit të Prizrenit.

“Është ftuar Bislim Zyrapi, Dhe sipas informacioneve që i kemi është ftuar Sokol Bashota. Edhe një grup i Prizrenit, emrat nuk i dijm ende”, ka thënë Gucati. 

Express e ka kontaktuar kreun e OVL’së, pas deklarimeve të Hashim Thaçit, i cili ka treguar se përveç këshilltarit të tij dhe Ramush Haradinaj, janë ftuar nga Gjykata Speciale edhe disa ish-eprorë të UÇK’së.

“Me keqardhje mësova që Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-shefin e Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, njëherësh këshilltar i imi, ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe disa ish-eprorë të tjerë të UÇK-së”, ka shkruar Thaçi.

(Kosova Sot Online)

(Kosova Sot Online)