Salihaj zbulon skenarin, ja dy politikanët që ia “kurdisën” Ramushit!

  • 19 July 2019 - 19:29
Salihaj zbulon skenarin, ja dy politikanët që ia “kurdisën” Ramushit!

Ish-deputeti i LDK-së Adem Salihaj, ka thënë se Ramush Haradinaj po shkon përsëri në Hagë me skenar të përbashkët të presidentit Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Lajmi i mirë në këtë situatë sipas Salihajt është se vendi do të shkojë në zgjedhje.

Postimi i plotë i tij:

Po përseriten skenarët e mëhershëm, Ramushi sërish dërgohet në Hagë me skenar të përbashkët të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Gjithsesi, kjo qeveri ishte në prag të rënjes, parlamenti ishte i bllokuar që nga fillimi, u shkelën ligjet dhe kushtetuta, asnjëherë Kosova nuk ishte në gjendja kaqë të keqe.

Lajmi i mirë është se Kosova do të shkojë në zgjedhje. LIdhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja nuk duhet t’i bëjnë gabimet e së kaluarës, duhet të bëjnë koalicion parazgjedhor, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të nxirret Kosova nga humnera ku e kanë hedhur këta.

Zërat se LDK dhe VV duhet te shkojnë në zgjedhje ndaras, janë zëra të porositur dhe koordinuar nga SHIK-u dhe PDK-ja. Koalicioni parazgjedhor LDK-VV do të krijonte eufori për fitore dhe do të krijonte mundësi të mëdha që qeveria të krijohet nga një shumicë shqiptare e të mos varet nga votat e serbëve të dirigjuar nga Beogradi.

(Kosova Sot Online)