Dorëheqja e Haradinajt/ Meta. Nga sot duhet të flemë më pak e të shqetësohemi më shumë që Kosova…

  • 19 July 2019 - 21:35
Dorëheqja e Haradinajt/ Meta. Nga sot duhet të flemë më pak e të shqetësohemi më shumë që Kosova…

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj nga posti i kryeministrit të Kosovës. Në facebook, Meta shkruan se ndihet krenar për këtë vendim duke shprehur bindje për pafajësinë e tij, ndërsa shton se “nuk ka pabesi që thyen burrinë  shtetit”.

Më tej Meta thotë se sot të gjithë duhet të flemë më pak dhe të shqetësohemi më shumë, sipas tij, që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pacenuar në paqen dhe sigurinë.

Postimi i plotë:

Krenar për Ramush Haradinajn dhe i bindur në pafajësinë e tij!

Nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit!

Nga sot të gjithë duhet të flemë më pak, të shqetësohemi më shumë dhe të bashkohemi më fort që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pacënuar në paqen dhe sigurinë tonë, si dhe në të ardhmen europiane.

(Kosova Sot Online)