Një ditë pas dorëheqjes së Haradinajt, Kosnett bën thirrje për kthim në dialog

  • 20 July 2019 - 12:55
Një ditë pas dorëheqjes së Haradinajt, Kosnett bën thirrje për kthim në dialog

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett, në një reagim në twitter ka thënë se është koha që Kosova dhe Serbia të gjejnë një mënyrë për tu kthyer në tavolinën e negociatave.

Ky reagim i ambasadorit amerikan vjen vetëm një ditë pas dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj, si pasojë e ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale për të dëshmuar në Hagë si i dyshuar.

“ Eksplorimi i hapësirës është një arritje e madhe dhe pambarim. Kështu është edhe ndërtimi i paqes në Botë. Është koha për Kosovën dhe Serbinë që të gjejnë një rrugë për t’u kthyer në tavolinën e negociatave”, ka shkruar Kosnett, 

(Kosova Sot Online )