Alarmon rëndë eksperti i ekonomisë: Ky është krimi i tmerrshëm që po ndodhë në veri të Kosovës

  • 22 July 2019 - 07:25
Alarmon rëndë eksperti i ekonomisë: Ky është krimi i tmerrshëm që po ndodhë në veri të Kosovës

“Mendoj që Dogana e Kosovës që është në veri duhet ta gjejnë një zgjidhje se si ta luftojnë këtë dukuri negative, e jo të korruptohen dhe ti lejojnë kamionët të hyjnë ilegalisht në Kosovë, madje edhe me produkte të skaduara sepse tani kjo është akoma më lehtë kur nuk ekziston kontrolli I mirëfilltë doganor e ai fito sanitar”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Edhe pse institucionet e Kosovës pretendojnë se kanë arritur sukses të madh për ndërprerjen e kontrabandës në veri të Kosovës, depërtimi i pa ndërprerë i mallrave me origjinë serbe në tregun e Kosovës, madje në sasi të mjaftueshme dhe kudo, e demantojnë këtë pretendim dhe këtë vetëlavdërim të drejtuesve të shtetit.

Image

Raportet më të reja që vijnë nga Veriu, flasin se atje me të madhe zhvillohet kontrabanda, haptas, edhe në sy të policisë së Kosovës.

Kjo formë veprimi, sipas analistëve dyshohet se është duke u zhvilluar për shkak se në një veprim të tillë janë të përfshirë si hisedar edhe politikanët e fuqishëm kosovar.

Duke folur lidhur me këtë, eksperti i fushës së ekonomisë, Dardan Grapci tha për “Kosova Sot Online” se deklarimet për ndërprerje të kontrabandës gjithmonë kanë qenë farsa për publik, derisa realiteti është skandaloz.

“Kontrabanda në veri të Kosovës, në fakt, asnjëherë nuk është ndalur edhe pse Kryeministri Haradinaj e ka ngritur taksën në 100% për produktet Serbe, por si duket më shumë iu ka dhënë zemër kontrabandistëve që të shtojnë aktivitetin e tyre dhe të vazhdojnë të “importojnë” mallra serbe edhe më shumë se në të kaluarën.

Pra importi legal është zëvendësuar me “import” ilegal, që do të thotë me rrugët e kontrabandimit e ku nuk mundë të jenë të përjashtuar për bashkëpunim as njerëzit e fuqishëm të biznesit që kanë lidhje me politikën”, tha Grapci për Kosova Sot Online”

Sipas tij, po të ketë organizim të mirë nga doganat dhe policia, kjo kontrabandë fare lehtë do të kontrollohej dhe të ndërpritet, por kjo nuk ndodhë qëllimisht.

“Mendoj që Dogana e Kosovës që është në veri duhet ta gjejnë një zgjidhje se si ta luftojnë këtë dukuri negative, e jo të korruptohen dhe ti lejojnë kamionët të hyjnë ilegalisht në Kosovë, madje edhe me produkte të skaduara sepse tani kjo është akoma më lehtë kur nuk ekziston kontrolli i mirëfilltë doganor e ai fito sanitar”, deklaroi Grapci për “Kosova Sot Online”.

Madje sipas Grapcit, ky lloj krimi i organizuar në veri, ka ndikuar shumë në tensionimin e raporteve mes shqiptarëve dhe serbëve, pasi kështu po përfitojnë kundërligjshëm të dyja palët.

“Shqiptarët dhe serbët edhe më përpara kanë bërë biznes në mes vete, por sot është krejt një situatë tjetër, ku Serbia po mundohet që me çdo kusht ta shtrij ndikimin e saj në Kosovë, shkaku se ata ende po pretendojnë se Kosova është pjesë e Serbisë dhe kjo pamundëson lëvizjet e shqiptarëve nëpër ato zona ku më lirshëm lëvizin serbët”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Grapci ka treguar edhe se si mund të ndalet kontrabanda në këtë pjesë të Kosovës.

“Kontrabanda mund të ndërpritet vetëm nëse BE-ja arrin t’i bëjë presion Serbisë që nga ana e organeve të shtetit serb të kontrollohet zona kufitare me Kosovën dhe të mos lejohet depërtimi i kundërligjshëm i mallrave, kurse serbët lokal të binden që t’i njohin institucionet e Kosovës, simbolet, kushtetutën dhe ligjet, e të sillen konformë tyre, për të ndihmuar kështu edhe në zgjidhjen e problemeve të tjera politike mes dy vendeve. Për këtë nevojitet edhe një angazhim më i përkushtuar i BE-së dhe SHBA-ve, ambasadës amerikane në Prishtinë dhe Beograd, që të kërkojnë më shumë mbështetje për policinë dhe angazhim nga institucionet e ligjit, në luftimin e krimit të organizuar ndërkufitar që kryesisht ka të bëjë me zhvillimin e kontrabandës të të gjitha formave të mundshme, e që janë shumë të rrezikshme edhe për sigurinë e përgjithshme”, ka përfunduar Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)