‘Skenari serb me Thaçin, Ramën e Haxhiun’, ja paralajmërimi i rëndë pas largimit të Haradinajt

  • 23 July 2019 - 07:48
‘Skenari serb me Thaçin, Ramën e Haxhiun’, ja paralajmërimi i rëndë pas largimit të Haradinajt

“Sikurse Hashim Thaçi, që do ta shfrytëzojë dorëheqjen e Haradinajt për avancimin e planit të tij për ndarjen e Kosovës, mungesën e Haradinaj do ta shfrytëzojnë edhe piunat e Thaçit, Baton Haxhiu dhe Edi Rama të cilët njihen si mbështetësit më të mëdhenj të Thaçit për ndarjen e Kosovës. tani, pas tërheqjes së Haradinajt, do të realizohet i papenguar skenari serb, tash i përhapur dhe i përkrahur nga shqipfolësit në Kosovë”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Krijimi i boshllëkut institucional, mungesën e kryeministrit në situatën derisa të krijohen institucionet e reja pas zgjedhore, sipas analistëve politikë, ka rrezik që të shfrytëzohet nga ana e presidentit, Hashim Thaçi për të vazhduar agjendën e tij në dialog në favor të kompromisit të shumëpërfolur me Serbinë, që nënkupton edhe shkëmbimin e territoreve mes dy shteteve.

Image

Sipas analistit politik, Florim Zeqa, ky është dëmi më i madh që tani mundë t’i vije shtetit të Kosovës nga dorëheqja e kryeministrit Haradinaj,

“Sepse gjykata kushtetuese ia kishte marr mandatin për bisedime Hashim Thaçit kurse kryesimi i ekipit për bisedime me Serbinë, qoftë edhe me akuzën për krime nga ana e Serbisë, do të ishte avantazh për Kosovën sepse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i ka dhënë Kosovës të drejtë të plotë në luftën e zhvilluar dhe pavarësinë e shpallur nga serbija nga të zgjedhurit e popullit”.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, përveç zhbërjes së Delegacioni Shtetëror për dialog me Serbinë, e kishte sjell edhe një vendim jashtëzakonisht të rëndësishëm, duke sqaruar kush ka mandat të udhëheqë dialogun me Serbinë.

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, vetëm Qeveria dhe Kryeministri kanë të drejtë dhe bazë kushtetuese që të merren me dialog – pikat 86, 87, 97, 98 dhe 107 të aktvendimit. Ndërsa, Kuvendi e ka mandat, pra obligim, mbikëqyrjen e politikës së jashtme dhe sigurisë, do të thotë dialogun me Serbinë – pikat 92 dhe 93 të aktvendimit. Praktikisht, sipas këtij vendimi duhej të merrte fund roli i presidentit Thaçit në dialogun Kosovë-Serbi’, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Megjithatë, dorëheqja e papritur dhe e pajustifikueshme e kryeministrit Haradinaj, sipas analistit Zeqa, i la përsëri duart e lira Hashim Thaçit në dialogun Kosovë-Serbi.

“Kështu tani, pas heqjes së pengesës së vetme (Haradinajt), Kosovës i kthehet përsëri rreziku i ndarjes. Sikurse Hashim Thaçi, që do ta shfrytëzojë dorëheqjen e Haradinajt për avancimin e planit të tij për ndarjen e Kosovës, mungesën e Haradinaj do ta shfrytëzojnë edhe piunat e Thaçit, Baton Haxhiu dhe Edi Rama të cilët njihen si mbështetësit më të mëdhenj të Thaçit për ndarjen e Kosovës. tani, pas tërheqjes së Haradinajt, do të realizohet i papenguar skenari serb, tash i përhapur dhe i përkrahur nga shqipfolësit në Kosovë”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, pavarësisht përfaqësimit dinjitoz të Haradinajt si qytetar i "rëndomtë" në Gjykatën Speciale në Hagë, dëmi do të jetë pa krahasimisht i madh për vendin me Hashim Thaçin në krye të bisedimeve Kosovë-Serbi.

Ai thotë se Haradinaj do të forconte pozitën e Kosovës në këto bisedime, sikur të ishte në krye të delegacionit sepse dy herë ka dalë fitues në proceset gjyqësore për krimet e luftës.

“Përkundrazi, prezantimi i Haradinajt si kryeministër i vendit në Gjykatën Speciale, kur i shtohet edhe fakti se dy herë radhazi ishte dalë i pafajshëm nga Gjykata e Hagës, do ta ndihmonte akoma më shumë luftën e drejtë çlirimtare të popullit të Kosovës, si dhe në të njëjtën kohë do të kishte mundësi pengonte projektin e ndarjes së Kosovës. Pavarësisht shantazheve dhe komplotit të mundshëm nga partneri i koalicionit, siç po e vlerësojnë disa analist, largimi i Haradinajt nga drejtimi i qeverisë në kohën më të ndjeshme për vendin, nuk arsyetohet me asgjë, madje as me mbrojtjen e luftës çlirimtare, për shkak se, pas vendimit të GJND-së për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, nuk ka gjykatë që mund ta ndëshkojë luftën e drejtë çlirimtare të popullit të Kosovës”, përfundoi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)