Komisioni interviston dy zyrtarë të tjerë të Telekomit

  • 23 July 2019 - 07:54
Komisioni interviston dy zyrtarë të tjerë të Telekomit

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Në rend dite janë intervistat e dy prej zyrtarëve të lartë të Telekomit të Kosovës.

Fillimisht është paraparë intervistimi i Sebaudin Ramaxhiku, i cili është zyrtar ligjor në Telekom.

Më parë, po ky komision kishte intervistuar kryeshefin e telekomit, Agron Mustafën.

Gjatë asaj mbledhje, Mustafa kishte pasur një përplasje me deputetin e kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka.

(Kosova Sot Online)