“Unë të çkyj”, paraburgim për vjehrrin që kërcënoi e lëndoi nusen

  • 25 July 2019 - 09:01
“Unë të çkyj”, paraburgim për vjehrrin që kërcënoi e lëndoi nusen

Gjykata Themelore në Pejë aprovoi kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit N.J për veprën penale dhunë në familje.

N.J., të hënën në shtëpinë e tij në Pejë, pasi që kërkon pasaportën dhe dokumentet e tjera personale dhe nuk i gjen, shkon te e dëmtuara, nusja e djalit të tij dhe e pyet “ku ma keni lënë pasaportën”.

Në ndërkohë e merr një gotë dhe e thyen e pastaj merr thikën dhe ja afron të dëmtuarës te fyti dhe i drejtohet me fjalë kanosëse duke i thënë “unë të çkyj”, pas këtyre veprimeve e dëmtuara shkon në polici dhe e lajmëron rastin ndërsa, e njëjta është dërguar në tretman mjekësor për shkak të lëndimit në dorë. 

Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale dhunë në familje. Të pandehurit N.J i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 15 ditësh.

(Kosova Sot Online)