KFOR’i dhuron pajisje të IT’së për Policinë e Kosovës

  • 25 July 2019 - 14:31
KFOR’i dhuron pajisje të IT’së për Policinë e Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, të cilët do të ofrojnë një donacion për Forenzikën e Policisë së Kosovës.

Qalaj tha se prej shumë vitesh Policia e Kosovës mbështetet shumë nga KFOR-i, sidomos nga aspektet teknike.

“Ky bashkëpunim është duke vazhduar dhe do të vazhdojë të ardhme, tha Qalaj.

Komandanti KFOR-it, Lorenzo D’addario, tha se të gjitha këto janë përpjekje për ngritjen e sigurisë në Kosovë.

“Ka hapësirë për përmirësimin e politikës dhe siguria duhet të ngritët. Është shumë e rëndësishme të kemi bashkëpunim të përbashkët ndërmjet KFOR-it dhe Policisë së Kosovës”, tha ai.

Disa mjete nga donacioni për 2019 që KFOR-i  ka dhuruar janë 7 kompjuterë, 7 Kamera Digjitale , 7 përgjuese, 28 drita , dhe softëera dhe licenca për programe.

Gjitha këto pajisje kanë për qëllim lehtësimin dhe identifikim më të shpejt të krimit.

(Kosova Sot Online)