Pas vrasjes së të bijës nga i ati, e ëma e 20-vjeçares prek me fjalët e saj

  • 26 July 2019 - 09:46
Pas vrasjes së të bijës nga i ati, e ëma e 20-vjeçares prek me fjalët e saj

Një ngjarje shokuese ka ndodhur rreth tre ditë më parë në Australi.

Një baba shqiptar, Petrit Lekaj, vrau të bijën e tij, Sabrina Lekaj, pasi ajo doli për t’u argëtuar me shoqet e saj.

 

Petriti vrau me thikë të bijën e tij në makinë dhe kur u gjet nga policia edhe ai kishte disa shenja në bark.

Zija ka pushtuar familjen dhe sigurisht ajo që mban dhimbjen më të madhe është nëna e 20-vjeçares.

Ajo ka publikuar në Facebook një status ku brenda pak fjalëve shpreh shumë për humbjen e madhe.

“Fjalët nuk mund ta përshkruajnë dhimbjen”,- shkruan e ëma e Sabrinës.

Sabrina ishte një studente shumë e mirë mjekësie dhe shoqet e saj kanë  treguar se ajo kishte shumë ëndrra lidhur me profesionin.

Image

(Kosova Sot Online)