Ish deputeti plas ‘bombën’: Ja arsyeja e vërtetë e dorëheqjes së Haradinajt, kjo është loja...

  • 27 July 2019 - 11:44
Ish deputeti plas ‘bombën’: Ja arsyeja e vërtetë e dorëheqjes së Haradinajt, kjo është loja...

“Fakti është se ai po vazhdon detyrën e kryeministrit, duke mbajtur edhe mbledhje të qeverisë dhe duke marrë vendime, paqartësia ligjore dhe kushtetuese po ia mundëson atij edhe të japë dorëheqje, edhe të jetë sërish kryeministër, në të ardhmen, Kuvendi i Kosovës duhet t'i qartësojë këto çështje dhe të mos lërë dilema rreth kuptimit të neneve të kushtetutës”, tha Salihaj për “Kosova Sot Online”.

Përpjekja e kryeministrit të vetë dorëhequr nga pozita, Ramush Haradinajt, për të mbajtur akoma mbledhje të rregullta të qeverisë, për të marr vendime e bërë emërime të reja, po vlerësohet një sjellje skandaloze, jo vetëm pse ai e ka dhënë dorëheqjen e pa revokueshme,, por edhe pse ato vendime nuk kanë se ku të shkojnë dhe as të diskutohen e shqyrtohen nga Kuvendi, i cili veç do të duhej të ishte i shpërbërë që tani, e shpërbërja po shtyhet për shkak të mos veprimit të kryesisë dhe kryetarit, Kadri Veseli.

Image
Adem Salihaj

Ish deputeti nga radhët e LDK-së, Adem Salihaj, njëherësh edhe ish zëvendëskryeministër në qeverinë e Ramush Haradinajt gjatë koalicionit të legjislaturës së dytë të pas luftës mes LDK-së dhe AAK-së, konsideron se këto mbledhje të kabinetit qeveritar janë thjeshtë vetëm për të marr vendime populiste që nuk do të zbatohen asnjëherë nga qeveria që vjen.

“Do të ketë vendime mashtruese për votën si dhe për emërime në ndonjë dikaster tjetër të mbetur për të militantët politik, qoftë në dikasteret ekzistuese apo që do të shpiken tani në prag të fushatës zgjedhore. Prandaj kjo situatë e krijuar tani do të duhej sqaruar ligjorit sepse kryeministri në detyrë po e shfrytëzon në mënyrë të kundërligjshme vetëm për ti ikur shkarkimit të përgatitur me mocion nga deputetët, jo pse ishte ftuar nga Gjykata Speciale”. 

“Sipas informatave që po rrjedhin, arsyeja e vërtetë e dorëheqjes së Ramush Haradinajt nuk është ftesa nga Gjykata Speciale, por fakti se tashmë ishin siguruar votat për shkarkimi e tij. Pra, dorëheqja e tij nuk ka të bëjë fare me ftesën nga Gjykata Speciale”, tha Salihaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Salihajt, këtë më së miri e dëshmoi vetë Haradinaj me udhëtimin në Hagë, por duke u deklaruar se do t’i ruaj edhe kompetencat në kalim për të ushtruar detyrën e kryeministrit deri në zgjedhjen e pasardhësit të ri.

“Gjoja atje nuk shkoi si kryeministër, por si qytetar i Kosovës. Pra, shkoi nga zyra e kryeministrit dhe u kthye në zyrën e kryeministrit. Gjoja ruajtja e imazhit të Kosovës, por kjo "sakrificë" e tij është vetëm një mashtrim për konsum të fushatës. Ai mendon se do të përsëritet viti 2006 dhe 2007, kur AAK-ja e dyfishoi numrin e deputetëve”, tha Adem Salihaj për “Kosova Sot Online”.

Ai po ashtu ka thënë se kosovarët po tregojnë me këto sjellje se janë ndër popujt e rrallë në botë me vetëdije qytetare të ultë, i cili të akuzuarit për krime i bën heronj.

Gjë që nuk ndodhë në asnjë vend të botës. Për të mos u përsëritur kjo kapje e institucioneve në mënyrën se si po vepron Haradinaj, për shkak të disa interpretimeve akoma të pa qarta kushtetuese, në mandatin që vjen Kuvendi duhet të merret edhe me këtë problem dhe jo të lejohet që të përsëriten në raste identike veprime të tilla. Fakti është se ai po vazhdon detyrën e kryeministrit, duke mbajtur edhe mbledhje të qeverisë dhe duke marrë vendime, paqartësia ligjore dhe kushtetuese po ia mundëson atij edhe të japë dorëheqje, edhe te jetë sërish kryeministër. Në të ardhmen, Kuvendi i Kosovës duhet t'i qartësojë këto çështje dhe të mos lërë dilema rreth kuptimit të neneve të kushtetutës”, përfundoi Salihaj për “Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)