Varadkar: Brexit pa marrëveshje mund të sjellë bashkimin e Irlandës

  • 27 korrik 2019 - 20:59
Varadkar: Brexit pa marrëveshje mund të sjellë bashkimin e Irlandës

Një Brexit pa marrëveshje mund të sjellë një ribashkim të Irlandës së Veriut dhe të vendosë në pozicion të vështirë Britaninë e Madhe, deklaroi kryeministri irlandez, Leo Varadkar.

“Një prej gjërave që vërtetë mund ta dëmtojë (Britaninë e Madhe), paradoksalisht, është një Brexit i ashpër, si për Irlandën e Veriut edhe për Skocinë”, deklaroi dje në mbrëmje Varadkar në një universitet veror në Donegal.

“Ky është një problem me të cilin ata duhet të përballen”, shtoi ai, i cituar sot nga shumë medie.

Kryeministri i ri britanik, Boris Johnson kërkon nga Bashkimi Europian një marrëveshje të re të ndarjes ku të jetë hequr e ashtuquajtura “rrjetë sigurie” irlandeze (një klauzolë që parashikon masa lehtësuese në rastin e largimit të BM-së për Irlandën e Veriut), një kërkesë e gjykuar e papranueshme nga negociatori i BE-së, Michel Barnier. 

(Kosova Sot Online)