Momenti i shpëtimit të vajzës 5 vjeçare e cila mbeti e ngujuar në 5 metra thellësi

  • 27 July 2019 - 21:35
Momenti i shpëtimit të vajzës 5 vjeçare e cila mbeti e ngujuar në 5 metra thellësi

Zjarrfikësit në pjesën jug-lindore të Kinës kanë arritur ta shpëtojnë një vajzë e cila kishte mbetur e ngujuar mes dy mureve, largësia e të cilëve ishte 20 cm ndërsa thellësia ishte 5 metra.

Njëri nga zjarrfikësit, arrin të futet mes dy mureve të ndërtesave dhe e shpëton vajzën e vogël.

Arsyeja se vajza kishte mbetur e ngujuar ishte fakti që të dyja ndërtesat ishin në ndërtim e sipër dhe se nuk ishin të përfunduara.

Menjëherë pasi që është nxjerrë nga aty, vajza është dërguar për në spital për të marrë trajtim mjekësor.

 
Firefighters rescue trapped girl

She only went to view a property and ended up trapped! ë (Watch how they save a 5 year old at 1.39) ë

Posted by Daily Mail on Saturday, July 27, 2019

(Kosova Sot Online)