Vrau ish të dashurën, më pas i hëngri trurin, zemrën dhe mushkërinë

  • 27 July 2019 - 21:45
Vrau ish të dashurën, më pas i hëngri trurin, zemrën dhe mushkërinë

Një vrasës “kanibal” akuzohet se ka masakruar ish të dashurën e tij 12 vite më të madhe dhe më pas ka ngrenë trurin, zemrën dhe mushkrinë e saj.

Joseph Oberhansley, 38 vjeç ka therur me thikë ish të dashurën e tij, Tammy Jo Blanton në shtëpinë e saj në Jeffersonville, Indiana. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shtator të vitit 2014.

Oberhansley ka hyrë në shtëpinë e ish partneres së tij 46- vjeçare dhe e ka goditur disa herë me thikë duke i shkaktuar asaj plagë të shumta që i morën jetën. Por, nuk u ndal me kaq. Ai mori një sharrë dhe i hapi kafkën duke i nxjerrë trurin dhe më pasi i mori zemrën si dhe mushkërinë.

Vrasësi “kanibal” ka pranuar ngjarjen gjatë arrestimit të tij në Jeffersonville se ka gatuar trurin, zemrën dhe mushkëritë e ish të dashurës dhe më pas i ka ngrënë.

Nga ekspertiza që i është bërë trupit të viktimës rezultonte së kafka e saj ishte hapur me një sharrë.

Gjithashtu ai akuzohet se një javë para se të therte ish partneren ai ka abuzuar seksualisht me atë. Por gjatë seancës gjyqësore ai i ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij.

Ky nuk ishte rasti i parë që 38- vjeçari përballej me akuzat për vrasje. Ai akuzohet se ka vrarë dhe një grua tjetër e cila ka qenë e dashura e tij.

Oberhansley i tha gjykatësit se kishte prova të reja që tregonin pafajësinë e tij. Në vitin 2017 rezultoi se kishte probleme mendore, dhe u çua në psikiatri por në Nëntorin e vitit të kaluar një gjykatës tha si ai mund të përballej me akuzat dhe se gjendja psikike ishte rikuperuar.

Një pjesë e kafkës së Tammy Jo u gjet nën një tendë. Ndërsa policët gjithashtu gjetën një pjatë ku ishin kocka e kafkës si dhe më tutje një tigan, dhe një palë darë me gjak.

Autopsia zbuloi se ajo vdiq nga plagët e shumta të goditjes, ndërsa zemra e saj, mushkëritë dhe truri mungonin.

Gjyqi ndaj Oberhansley do të fillojë më 19 Gusht dhe ndaj tij rëndojnë akuza të shumta.

(Kosova Sot Online)