Kërkohet hetimi dhe burgosja e Shpend Ahmetit

  • 28 July 2019 - 07:37
Kërkohet hetimi dhe burgosja e Shpend Ahmetit

“Sa i përket kryetarit aktual të Prishtinës, Shpend Ahmetit unë mendoj që ai e ka treguar dështimin e karrierës qysh në fillim të mandatit të tij si kryetar, sepse ajo çka po mundohet të bëjë Shpendi është që të fiton para me dallavere kriminalistike, se është duke e ditur që po i vjen fundi i tij si kryetar. Prandaj sipas mendimit tim, do të ishte mirë që Prokuroria Speciale e Kosovës ti hetoj këto raste dhe disa tenderë korruptiv që po i bënë Shpend Ahmeti, dhe në mënyrë ligjore ti ndërpritet puna çdo kompanie që e ka fituar të drejtën me korrupsion, të hetohen gjithçka derisa e vërteta të del në shesh” tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë kanë hedhur akuza të rënda ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit sa i përket krimit që po ndodhë në fushën e ndërtimit në kryeqytet.

Image

Sipas analistëve të politikës ajo që po hetohet, është tregtia e pistë me leje ndërtimi përmes së cilës tanimë duhet të financohet edhe funksionimi i partisë, PSD-së, kryetar i së cilës është Shpend Ahmeti.

Sipas analistit politik, Dardan Grapci, krimi me leje ndërtimore po e karakterizon si fenomen gjithë Kosovën, të gjitha qendrat urbane- komunat, por në Prishtinë hetohet dhe po theksohet në përmasa shumë më të mëdha , pasi që fati i PSD-së dhe Shpend Ahmeti varet nga financat që sigurohen nga kjo tregti e pistë.

 

“Krimi me lejet ndërtimore nuk po ndodhe vetëm në Prishtine, por kudo në Kosovë. Prishtina si kryeqytet mendoj që duhet të ketë një plan urbanistik, dhe në fund të krijohen kushte edhe për ndërtimet individuale, ndërtesa deri e mbi 5 kate. Mirëpo problemi është se as Qeveria e Kosovës e as kryetarët paraprak të Prishtinës, as tani Shpend Ahmeti, nuk kanë menduar fare se a do të ngulfatet dhe sa do të ngulfatet Prishtina me këtë kaos të tanishëm të mënyrës së planifikimit të ndërtimit, por kanë menduar vetëm se si ti mbushin xhepat pare , dhe të ju japin leje ndërtimi kompanive të cilat kanë lidhje me pushtetin komunal, apo lidhje familjare, pavarësisht se a kanë qenë kushtet dhe kriteret e ndërtimit në rregull apo jo”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Prandaj në të ardhmen, nëse Prishtina do të ketë një kryetar të fuqishëm që zbaton ligjin me përpikëri, sipas Grapcit, do të duhej filluar me rrënimin e shumë objekteve që e kanë ngulfatur jetën në qytet,

“Për këtë i sugjeroj Qeverisë së ardhshme të komunës së Prishtinës dhe kryetarit të ardhshëm të Prishtinës që ti rrënon ato ndërtime pa leje , si dhe ato që janë të ndërtuar si mbi ndërtim, ose me leje korruptive”, tha analisti Dardan Grapci për “Kosova Sot Online”.

Ai është i sigurt se një biznes të madh është duke e sjellë me leje ndërtimore dhe kryetari, Shpend Ahmeti, do të duhej ndjekur nga prokuroria speciale e Kosovës dhe për tu nxjerr në gjyq.

“Sa i përket kryetarit aktual të Prishtinës, Shpend Ahmetit unë mendoj që ai e ka treguar dështimin e karrierës qysh në fillim të mandatit të tij si kryetar, sepse ajo çka po mundohet të bëjë Shpendi është që të fiton para me dallavere kriminalistike, se është duke e ditur që po i vjen fundi i tij si kryetar. Prandaj sipas mendimit tim, do të ishte mirë që Prokuroria Speciale e Kosovës ti hetoj këto raste dhe disa tenderë korruptiv që po i bënë Shpend Ahmeti, dhe në mënyrë ligjore ti ndërpritet puna çdo kompanie që e ka fituar të drejtën me korrupsion, të hetohen gjithçka derisa e vërteta të del në shesh” deklaroi Grapci për “Kosova Sot Online”.

“Më rast se nuk ndërmerren masa parandaluese Prishtina do të ketë problem edhe me mbi popullim si dhe me ajr të ndotur dhe nga makinat e vjetra sepse me këto mega skandale Prishtina në të ardhmen do e ketë fatin e Rio de Janieros ku nuk do të ketë gjelbërim por vetëm asfalt dhe beton”, përfundoi analisti, Dardan Grapci.

(Kosova Sot Online)