Aksident i rëndë në Prizren, ka të lënduar

  • 28 July 2019 - 11:23
Aksident i rëndë në Prizren, ka të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Prizren.

Për pasojë kanë mbetur të lënduar disa persona, me ç’rast në vendin e ngjarjes ka dalë menjëherë ekipi i ndihmës së shpejtë.

Aksidenti ka ndodhur në orën 03:00 të mëngjesit.

Në veturat e aksidentuara shihet të jenë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Image
Image

 

 

(Kosova Sot Online)